Anti-Trump-ët shqiptarë po gjuajnë me gurë Edi Ramën, thua se gjetën Djallin

4
430

Sokol Pepushaj, gazetar dhe botues

Rama nuk e fyeu Trump për të mbrojtur myslimanët kosovarë, pasi Presidenti amerikan tashmë, nuk ka një deklaratë kundër islamit si fe. Edhe për dëbimin me forcë nga Amerika të mbi 2 000 000 emigrantëve të parregullt, nuk ka të bëjë as me kombësi, as me race, as me fe, por me thyerje të ligjeve, normave e rregullave të shtetit model të lirisë e demokracisë njerëzore.

Edhe tash që fitoi Trump, Rama u mbrojt po kaq keq sa edhe foli keq kundër njeriut më të ndershem dhe më të fuqishëm në Botë, Donald Trump. Rama, njëlloj si tërë Parlamenti, si tërë politika, ishin hapur kundër Trump. Kundër ishin edhe mediat shqiptare, thuajse tërë studiot dhe analistët tanë. Të mos e kemi kujtesën kaq blic, kaq të shkurtër, se nuk është e largët kjo kohë, kanë kaluar diçka më shumë se 24 orë, jo më.

Pak të “KRISUR” shqiptarë kanë qënë pro dhe janë përpjekur të argumentojnë pse duhet të fitojë dhe pse fiton zgjedhjet e popullit amerikan Donald Trump. Një ndër ta kam qënë edhe unë. Por nuk eshtë DJALLI vetëm kryeministri Edi RAMA, që sot ta gjuajmë të gjithë me gurë. Secili duhet të pyesë veten për “mëkatet”, para se të gjuajë kryeministrin si mëkatarin e vetëm, që shpërtheu kundër Trump. Vetëm ata që ishin pro-Trump e kanë këtë favor, por po shoh të gjithë anti-Trumpët e deridjeshëm, që janë turrë si shqiponja për t’i nxjerrë sytë kryeministrit, për të njëjtin qëndrim që mbajtën për veten e tyre. Kjo nuk shkon, nuk është e ndershme, njerëzore e civilizuese.

Shqiptarë, bëhuni më elegantë, më njerëzorë dhe po, goditeni Ramën fort për ato cilësi të dobëta që ka, por jo se foli ashtu siç deshët të gjithë ju, që nuk e donit Trump, se kishit frikë se do luftohet terrorizmi, korrupsioni, se në Amerikë nuk do futen kurrë më asnjëri, që edhe në rrjetet sociale ka fyer AMERIKËN dhe Donal Trump, pasi ai shprehimisht ka thënë.
Do jenë armiq të Amerikës të gjithë ata që nuk e duan me shpirt Amerikën…”

Madje ka shtuar se edhe do largohen nga vendi i lirisë e demokracisë njerëzore të gjithë anti-amerikanët. Dua të them, edhe shumë jush që po gozhdoni Edi Ramën, keni qënë dhe jeni anti-Trump, të tillë do mbeteni dhe këtë normalisht e ka të evidentuar edhe Trump, edhe Amerika, pasi vete PRESIDENTI tashmë, me një votë historike, të pushtetshme, ka thënë botërisht se kushdo që ka deklaruar një shprehje, qoftë edhe në rrjetet sociale kundër AMERIKËS dhe pro terrorizmit, do jenë armiqtë e mi, armiqtë e AMERIKËS…

Pra, bëhuni bashkë me Ramën se të gjithë ju ANTI-TRUMP, anti-demokraci, anti-amerikanë, me të njëjtin meter do mateni. Rama po, është logkjike se do ketë kosto, por të tillë kostum duhet matur edhe tek vetja…

Anjëri nga ne nuk e ndjen veten mire në një terren, që shoqëria kërkon të syrgjynosë tjetrin pikërisht për “mëkatet”, që ka për vete.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

4 KOMENTE

  1. Sokol, nuk e kuptova se çka deshte te thuash me fjalen tende “muslimanet Kosovar”!? por nese ke menduar se dikush ne Kosove e kritikon Edi Ramen lidhur me prononcimin e tij para disa muajve per Presidentin Trump… mendoj se ti gabohesh qellimisht… dhe me je perfiditet idiotik.

    Po te informoj se ne Kosove jane 30-32 mije Muslimanë, me prejardhje te ndryshme kombetare. Prej te cileve afersisht jane 25 mije musliman me prejardhje Shqiptare. Ndersa ne ne Kosove jemi 2 Milion SHQIPTAR… te cilet nuk kemi lidhje me religjionin idiotik islamik. Poashtu ne Shqiperi jane 35-40 mije Muslimanë, prej te cileve rreth 30 mije jane me prejardhje Shqiptare… ndersa tjeret kane me prejardhje Rome, …etj.

    Prandaj mos shit pallavra islamike per muslimanet e Kosoves… por folna diçka per SHQIPTARET e Kosoves… qe jane 1 Milion here me shum SHQIPTAR se lloji i juaj kriptokomunist… qe mendon se nese jeton ne shtetin e quajtur Shqiperi… rrjedhimisht je Shqiptar… jooooooo. Ti je komunist annacional… por edhe te jesh i tille nuk te fajesoj sepse je viktime e komunizmit rusokinezoshkavell… qe per 46 vite prodhoi te tille si ty.

  2. Dardan, ne fakt ke te drejte per reagimin, por jo me mua, me kryeministrin Edi Rama po. Ai pas gjithe atyre fajeve gjate fushates ne Amerike, ku kaloi caqet edhe te nje budallai, duke fyer rende Donalt Trump, qe mori edhe votat e merituara nga populli amerikan, pas fitores u shfajesua ne parlamentin shqiptar, se ishte kunder Trump, per te mbrojtur nga ai myslimanet e Kosoves. Une ne shkrim pikerisht kete kam thene. Trump nuk ka asnje deklarate kunder ketij komuniteti dhe eshte çmenduri te shkohet deri ketu. Ne jemi shqiptare te gjithe dhe nuk na duhen asgje armiqesite, aq me teper me presidentin amerikan, madje as edhe me nje kandidat per president.

    • Sokol, ka një reagim të Trump në bisedë me Larry King në CNN, ndaj mënyrës se si ndërhynë NATO e SHBA në Kosovë. Trump thotë se nuk kemi pse lavdërohemi, bombardimet bënë dëme të mëdha, do të duhej që krahas tyre të ndërhyhej edhe me ushtri, edhe pse humbjet do të ishin ndoshta më të mëdha në njerëz, do shpëtoheshin mijëra jetë të njerëzve të pafajshëm dhe ndalej ikja e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre…

      Kjo më pas është mirëpritur nga serbët, të cilët kujtonin se e kishin mik Trump, dhe e trumpetuan sikur Trump ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Por ai nuk ishte kundër ndërhyrjes, ai ishte kundër mënyrës së ndërhyrjes. Tani KM Rama e përdor këtë si argument, se doli kundër Trump për të mbrojtur:

      1. Kosovën (nuk ka thënë Trump kurrë ndonjë gjë kundër Kosovës)
      2. Muslimanët (nuk është Rama kryeministër i muslimanëve, por i shqiptarëve)
      3. Emigrantët (problem i brendshëm i SHBA-ve dhe nuk bën mirë askush të ndërhyjë, se nuk është se të pyet kush fort)

      Të tria janë çështje, që nuk përbëjnë subjekt, që Trump të fyhej ashtu nga Rama, ky e fyu atë si “turp për njerëzimin” se ashtu u ndërsye nga Soros, e kujtoi se është Toma ose kaubojsi, tani nga marria që ai ka bërë, e frika e defaktorizimit, ia mban edhe inatin më shumë se tjerët, sikur edhe ka patur të drejtë, dhe kërkon të justifikohet kot, në vend që ta urojë Trump si të tjerët, për fitoren dhe t’i premtojë atij, se do të punojë si gjithnjë me aleatët amerikanë për të mirën e vendeve tona. /AÇ

      Ja vidoja e bisedës së Trump:

    • Sokol, Edi Rama eshte person i painformuar jo vetem per Shqiperine …por edhe per Kosoven. Ndersa sa i perket Amerikes eshte totalisht njeri i painformuar, sepse e kritikoi Donald Trump-in pa asnje arsye. Por ne duhet te kemi kujdes si njerez qe nuk jemi figura publike, e lere me nje kryeminster… qe flet broçkulla, per Donald Trump-in.

      Fatkeqesia e Shqiperise eshte akoma pasoje e okupimit komunist qe zgjati prej 1944 deri me 1990… por sot ne Shqiperi qeverisin komunistet e djathte dhe te majte… sepse per t’u mdertuar nje qeverisje demokratike duhet te jetohet dhe shijohet demokracia.

      Donald Trump ka pase te drejte absolute kur thoshte se do t’i ndaloje Musliamnet te hyjne ne SHBA, sepse vetem ne perioden prej 1995, kur u sulmua se pari world trade center… deri sot kane ndodhe disa dhjetra akte terroriste Muslimane… me mbi 3500 viktima… Ne kete periode ne SHBA, nuk ka pase asnje …pra asnje veprim, per te cilin do te mund te lavdohej nje musliman.

      Poashtu nga Mexico, nje shtet ne te cilin ka krime ne lartesi prej me te medhaja ne planete… eshte normale qe Donald Teump… kerkon zgjidhje te ketij problemi madhor me kriminelet e Mexicos.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here