Anglia preferoi referendumin si modelin më të avancuar të demokracisë

0
414

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Brexit ka fituar sepse votuesit e moshuar anglezë si duket ishin ngopur me autoritarizmin dhe iracionalizmin e strukturës së BE-së. Anglezët duket së kanë dëshiruar një BE më demokratike dhe më të besueshme. Është punë më shumë e eksperteve ta elaborojnë daljen e Anglisë nga BE-ja, kur bëhët fjalë sidomos për aspektin ekonomik. Si duket shtetet e dala nga komunizmi dhe sidomos vendet ballkanike ende nuk po e kuptojnë së referendumi është formë më demokratike. Shtetet e zhvilluara moti e kan tejkaluar kuptimin e referendumit si një model i avancuar i demokracisë. Shteti Helvetik, i cili ka një zhvillim të lartë ekonomik, kulturor, vendi i cili asocon në banka, asocon në orë, zhvillim ekonomik, çokolada… – Zvicra në mënyrë dominante preferon institucionin e referendumit.

Gjithashtu e dimë së bëhët fjalë për një shtet ku jeta e qytetarëve është e standardit shumë të lartë, me kultura dhe entitete të ndryshme në përbërjën e saj. Të gjitha entitetet manifstojnë tolerancën dhe patriotizmin e tyre duke respektuar ligjin, duke respektuar punën më një precizitet dhe disciplinë të jashtëzakonshme. Zvicra është vend model i prosperitet, shtet ku qdo gjë funksionon si ora zvicerane siq thuhet. Me të drejtë shtrohet pyetja pse referendumi edhe te ne mos të kuptohet si akti më i lartë i demokracisë, e jo siq po ndodhë të kuptohet si diçka e imponuar.

Pse mos të kemi edhe në rregulla të njejta? Referendumi është akti më i lartë vendimarrjës, sidomos kur bëhët fjalë për çështje kapitale për një shtet dhe për një komb.Psh, pse mos të zgjedhet presidenti i vendit më referendum? Dihet së qysh dhe si u zgjodh për president i Kosovës, Hashim Thaçi. A është president legjitim Thaçi kur u votua së pari në rrethana politike gadi të jashtëzakonshmë, dhe u votua vëtem më votat e PDK dhe LDK-së? Apo do të ishte krejt legjitime zgjedhja e tij për president më referendum. Veç ai i cili nuk don më e pranuar për shkak të interesave të ngushta përsonale, së cila është forma më legjitime dihet.

Duke shmangur referendumin më duket mua nuk po e respektojmë realitetin, nuk po e respektojmë një akt madhor demokratik. Duke u larguar nga forma e referendumit si pjesë e zgjedhjes së problemeve të mbrendshme, edhe organet shtetërore do ti kemi jo autonome në kuptimin e plotë të fjalës, ku do të vjen në shprehje forma e apsolutizmit si formë jo demokratike e qeverisjës më shtetin. Tjetër. Pushtetarët tanë temën e referendumit dëshirojne ta prekin vëtem atëherë kur atyre iu shkon në interesin e tyre. Herave tjera, temën e referendumit dëshirojnë ta kuptojnë ose ta shohin si propagandë. Manipulimet më temën e referendumit shtetin mund të sjellin në kriza të rënda.

Anglia është larguar. Unioni Evropian ende ekziston, edhe pse ka mundësi që të shkon kah shpërbërja, kur dihet së edhe disa shtete të cilat më shumë janë të prekura nga kriza globale ekonomke dhe numri i lartë i të pa punëve, po mendojnë daljën nga struktura e BE-së. Shumë faktor politik dhe të natyrës ekonomike do të jenë vendimtarë për funksionimin e më tutjeshëm të BE-së. Edhe pse analogjitë në këtë rast janë krejt të natyrave të ndryshme, megjithate dalja apo shkëputja e Anglisë nga BE-ja, shumë po i ngjanë shpërberjës së ish–Jugosllavisë. Çdo krijesë artificiale herët ose vonë e prêt shpërbërja e plotë. Do të duhej të këtë një mirëkuptim nese ndodhin shkëpëtje të ardhës.

Kjo që po e thëm mund të jetë vëtem një supozim. Sigurisht së do të bëhën ende komentime të ndryshme rreth Brexit, por diqka është e sigurt së referendumi ishte dashur të pranohet nga të gjithë si shumë legjitim. Shëmbulli i Anglisë, sigurisht së do t’i zgjon nga gjumi burokratet e Evropës dhe përgjethësisht shtetet demokratike, që ta ndryshojnë mënyrës e çasjën së zgjedhjeve të problemeve kruciale politike dhe të problemeve ekonomike jo vëtem mbrenda BE-së. Shkurorizimet eventuale të reja nga BE-ja, do të duhej të bëhën pa tërbulenca të mëdha, të cilat do ti shkaktonin telashe shtesë mbarë njerëzimit…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here