Aktualiteti politik është bërë objekt i humoristëve ?!

0
379

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Aktualiteti politik dhe ecuritë e përgjithshme shoqërore janë bërë më shumë objekt i humoristëve e satiristëve, së sa i analistëve serioz në Kosovë. Të gjithë neve na kujtohen ndodhitë e pa mira në kuvend dhe në rrugët e kryeqytetit. Të gjitha ato që i kemi pa dhe po i shikojmë për dy vite më radhë, nuk mund të klasifikohen ndryshe nga analitët serioz politik, nese ka mbetur vend për analiza serioze, veq punë rrugaqerish politike. Kjo qka është duke na u servuar nga pushteti, është më shumë së turperuese, të cilët për dy vite nuk bënë asgjë për tu vequar si serioze për vendin dhe qytetarët e saj.

As që pamë ndonjë plan serioz për zhvillim më të hovshem ekonomik te vendit, as që pamë vendime dhe debate serioze politike për kapërcimin e krizës permanente institucionale. Shumicës sot në Kosovë iu ka mbushur kupa më kopallat e kësaj qeverie dhe të këtij parlamenti .As gjë nga detyrimet madhore që i kan marrë para qytetarëve , nuk është duke u realizuar dhe as që do të realizohet. Këta pushtetarë janë duke punuar për blerje të kohës shumë të vlefshme për ta përfunduar disi mandatin . Duke i shikuar vazhdimisht veprimet e tyre destructive karshi shtetit dhe popullit , të mbushet mendja së sa qelë e mbyll sytë do të na bien qielli mbi kokë. Po tërheqin poteza aq të dëmshem politik sa nuk mund ta imagjinon njeriu më mendje esull .

Këta po sillën dhe po veprojnë sikur të ishin njerëz që kan nisur të qmenden pas karrierës pa mbulesë dhe pas bizneseve të paligjshme . Kosovës më këta njerëz në krye të shtetit rruga drejtë Evropës iu ka mbyllur. Kosova po rrezikohet seriozisht nga kjo kastë mbi të cilën bien edhe akuza të rënda për krim të organizuar dhe korrupcion. Po rrezikohen seriozisht ardhemeria e fëmijëve tanë .Është vu në pëshore stabiliteti politik dhe ekonomik i vendit,kur dihet së nuk ka reforma përmbajtësore në asnjë sistem.Është vështire për tia qëlluar analistet së qka në të vërtetë po ndodhë më këta njerëz të sulur në kokë .

Nuk dojnë , nuk dijnë as që kan vullnet politik për ndryshim pozitiv të gjendjës ?Gjithë kjo kohë ka kaluar duke dëgjuar zënka pas zënkave , akuza e kunder akuza ndër më të rëndat . E zor që qytetarët ti durojnë më . Kaluan disa muaj duke pritur reformimin e qeverisë mamute , thua së reformimi i saj na qenka shpëtim për Kosovën. As largimet e atyre që nuk tregua përformancë të duhur nuk i bëjnë punë kësaj qeverie . Edhe nese kjo qeveri mbijeton dis deri në fund të mandatit, do të mbahet mend si qeveri e deshtueme. Nuk ka mundësi kohore që të gjithë këto probleme politike e veqmas ekonomike dhe sociale të zgjedhen për dy vite sa i kan mbetur . Unë mendoj së situata ka mundësi të eskalimit edhe më keq . Kosovës i ka shterruar koha e pritjës. Nuk e di së si e ndiejnë vetën këta pushtetarë “ të përjetshem “ së në çfarë shkalle e kan pru vendin .

Kjo kastë politike lirisht mund të akuzohet për sabotim , por edhe per tradhëti kombëtare.Veqmas sistemi i drejtësisë është mbytur në poltronizëm.Kjo edhe po e mundëson vazhdimin e krimit të organizuar dhe korrupci0nit. Po iu mundëson kriminelëve të te gjitha ngjyrave ta zhvatin Kosovën sipas deshirës së tyre. Infiltrimi i krimit dhe kriminelëve në organet më të larta të shtetit , ka bër të pa mundur zhvillimin e gjithëmbarshem . Është zvetnuar edhe besimi i qytetarëve në demokraci edhe ashtu të brisht .Gjithnjë e më shumë njeriu i ynë po brengoset për aktualitetin politik dhe ekonomik, po brengoset për deficitin e demokracisë .A ka kush dijeni së në Evropë ka ndonjë qeveri dhe parlament të cilët nuk flasin gadi kurrë për problemet qenësore më të cilat po përballet ky popull ?

Modeli autokratik i sjelljes dhe veprimit po transmetohet në të gjithë strukturat e shtetit deri te mediat . Improvizimet , irocionaliteti dhe subjektivizmi të gjithë farë llojeve po shkojnë dorë pas dore më politiken e instaluar autoritare , jo demokratike dhe jashtë çdo kulture njerëzore. Këta në krye të shtetit po e ruajnë me fanatizëm autortetin e vet të pa qenë. Po mundohen të bëhën melaqe, e ne fakt shumë nga këto struktura politike janë të mbuluara më misterin e krimeve .Shpesh i dëgjojmë në intervista të ndryshme duke thënë “së ata që kan fakte për krime , ta deponopjnë materjalin pranë gjykatave tona”. Pse mos me dhënë deklarata të tilla kur e dinë mirë së pikërisht në këto gjykata i kan të degjueshmit e tyre . Këta janë ngritur mbi shetin dhe mbi ligjin…Deri kur do tu shkon kungulli mbi ujë mbetet të presim …

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here