AKTIVITET ME RENDESI MESHTARE DJE NE ROME

0
361

Gjin Musa, gazetar
Vatikan

Nen perkujdesjen e ambasadorit te Shqiperise te akredituar ne seline e Shejte ne Vatikan, poeti dhe diplomatit Visar Zhiti, dje u zhvillue nje ceremoni ne nderim te Cardinalit Shkodrane Don Ernest Troshani. Kisha e shqiptareve, apo siç quhet ndryshe katedralia San Giovanni ne Rome ( Itali) ishte mbushur me bashke atdhetare shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Rome dhe ne rrethinat rreth saj. Per te pranishmit fillimisht u be prezantimi i piktorit Lezhjan z.Gjergj Kola dhe skulptorit me fame z.Hevzi Nuhiu. Emocione te jashtezakoneshme u krijuan kur piktori Gjergj Kola prezantoi pikturen e tij kushtuar takimit te Papa Francescut ne Shqiperi me Dom Ernest Troshanin.

Ambasadori Zhiti e ngriti lart pikturen dhe nen duartrokitjet e pranishmeve krijoi nje atmosfere sa shpirterore aq dhe emocionuese. Piktori Gjergj Kola ndihet krenar per punen e tije tashma te ekspozuar ne shume vende te Europes dhe jashte saj. Punimet ne skulpture te mjeshtrit te madhe Hevzi Nuhiu ishin vertet mahnitese; shtatorja e Nana Terezes si edhe dhjetra punime te tjera terhoqen vemendjen e vizitoreve te shumte. Njekohesisht u ba prezantimi i librit kushtuar “Jetes dhe vepres se Don Ernest Simoni (Troshani)” shkruar nga gazetari i se perditeshmes “Avvenire” z. Mimmo Muolo.

Ne meshen e shejte ishin te pranishem Arkipeshvi i Shkodres dhe President i Konferences Episkopale te Shqiperise S.E.Rev.Mons. Angjelo Massafra. I pranishem gjithashtu Ambasadori i Shqiperise ne Seline e Shejte te Vatikanit, shkrimtari, poeti dhe diplomati Visar Zhiti. Ne kete meshe kishte ardhur per te pershendetur edhe Coordinatore Nazionale Pastorale Cominita Albanese te Kalabrise.

Mesha u celebrue ne gjuhen Shqipe edhe pse kishte shume mysafire italiane, si dhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Seline e Shejte te Vatikanit. Ndodheshin edhe personalitete te besimeve fetare, gazetar te medies se shkruar dhe asaj vizive. Te pranishmit perjetuan momente te papara kur para tyre shikonin njeriun e vdekur dhe te ringjallur, ashtu si Jezu Krishti, kalvarin e vuajtjeve, shembullin e besimit ne Zot, Cardinal Ernest Troshani, historine e te cilit sot po e njeh gjithe bota.

Me ramjen e Murit te Berlinit dhe te sistemit komunist ne Shqiperi, meshtari ne emer te besimit ne Zot, iu rikethye predikimit meshtar duke futur ne familjet shqiptare besimin te i Lumi, dashnine dhe vellazerimin ne mes njeri – tjetrit ne faljen e gjaqeve, ne mbylljen e plageve te vjetra, ne edukimin e nje brezi te ri me besim e kurajo per jeten e te ardhmen. Ne perfundim te meshes pershendeti Ambasadori Visar Zhiti,i cili si nje i denuar i regjimit komunist, qe persekutuar per fjalen e lire duke perballuar e sfiduar burgjet e egra komuniste.

Si nje bshkevuajtes me Kardinalin biseda ishte shume me konkrete dhe sefundi tha se Shkodra dhe Shqiperia eshte krenare per Kardinalin Ernest Troshani dhe se populli dhe vendi yne po ndjehet gjithenje e me afer Zotit duke lene te kuptojme se boll e kemi bajte kryqin dhe se dite te bardha do te na presin. Cardinal Ernest Simoni u takue me te pranishmit, shterngoi duaret duke u falur te pranishmeve bekimin e Zotit. Ne perfundim Ambasada kishte shtruar nji koktej ne nderim te kesaj meshe te shejte.

SHKRUAJ NJË KOMENT