AKTIVI I STARNBERGUT PRIJETAR NË VEPRIMTARI

0
347

Grupi artistik i vajzave të Ingolstadt-it

SABEDIN DUSHI
IDRIZ ZEQIRAJ

Aktivi i LDK-së në Starnberg të Bavarisë përmbylli me sukses aktivitetet, në vijimësi, përgjatë vitit 2016. Aktivi, si subjekt i vetëm i organizuar në këtë qytet dhe qytezat e fshatrat përrreth, i bie barra ta organizojë jetën kulturore, artistike dhe politike për komunitetin shqiptar në këtë mjedis. Në mungesë të shkollës shqipe, Aktivi i LDK-së, nëpërmjet organizimeve të ndryshme kulturore, e mbanë të gjallë frymën kombëtare, traditat, folklorin dhe gjuhën shqipe. Pjesëmarrja në festime është masive dhe larg ngjyrimeve politike.

Aktivi i LDK-së në Starnberg është themeluar në vitin 1993, me kryetar Ali Mshica, për t`u pasuar nga Agim Osmani, Fazli Gashi, Gani Batatina dhe, aktualisht, udhëhiqet nga Musa Hamzaj. Aktivi, i cili po studion mundësinë për t`u bërë Nëndegë, i ka ndejur besnik organizimit fillestar. Që nga krijimi e këndej, anëtarësia e Aktivit paguan kuotën vjetore, madje pa e ndërprerë anjëherë. Njihet edhe si Aktivi i Ibrahim Rugovës. Shquhet për takime të rregullta. Kryesia, e prirë nga Musa Hamzaj-kryetar, Sabedin Dushi, Afrim Mulaj, Ibrahim Potoku, Gani Batatina, Hajzer Gashi, Adem Lushaku, Liridon Behrami, Enis Gashi, si dhe Kryetar Nderi – Fazli Gashi, është e zellshme, mirë e organizuar dhe shumë komunikuese me palën gjermane, vendore, në përfaqësimin kulturor me fëmijtë shqiptarë.

Kryesia e Aktivit të LDK-së në Starnberg

Në përmbyllje të vitit kalendarik, Aktivi i LDK-së organizoi mbremje festive, me rastin e fetave kombëtare, si pavarësinë e shtetit amë, Shqipësirë dhe të Flamurit Kombëtar. Në fjalën e hapjes të këtij aktiviteti, moderatori Hajzer Gashi, përshëndeti të pranishmit, duke uruar festat dhe disponimin gazmor përgjatë kësaj nate festive. Ai falenderoi aktivistët e hershëm të Mërgatës, si: Nikollë Skelaj, Mehmet Kokaj, Fazli Gashin me shokë. Gjithashtu, përshëndeti kryetarin e Nëndegës të LDK-së, në Bavari, Idriz Zeqiraj; veprimtarin dhe kryetarin e Aktivit të Linzit, Dr.Enver Hoxhaj; kryetarin e Këshillit të Arsimtarëve, Ismet Franca.

Moderatori Hajzer Gashi tha se na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre Shoqata “Rilindja” e Mynihut, me kryetar Bekim Gërvalla, Shoqata “Sali Çekaj”, nga Pfaffenhofeni, me kryetar Osman Ferizi, Shoqata “Bekim Berisha – Abeja”, nga Moosburgu, me kryetar Xhemajl Hoxha, Shqoqata Shqiptaro-Gjermane, nga Ingolstadti, e udhëhequr nga çifti Fatime dhe Haki Zekaj; Firma transportuese dhe humanitare “Rama”, me pronar Brahim Ramën; veteranët veprimtarë: Hazir Muriqi, Isa Bilalli, Halil Neziri; gazetarin dhe kameromanin e mirënjohur, Halil Rrustemaj; grupin muzikor, të kryesuar nga Benita Pulaj.

Nënkryetari i Nëndegës të LDK-së, në Bavari, veterani Nikollë Skelaj, edhe pse ka kaluar 80 vitet e jetës së tij, vazhdon të jetë aktiv në veprimtaritë e ndryshme të Mërgatës. Baca Nikollë, në emër të komunitetit shqiptar të Rosenheimit, pëshëndeti të pranishmit, duke ua uruar edhe festat kombëtare.

Kryetari i Aktivit të LDK-së të Starnbergut, drenicaku Musa Hamzaj, mbajti referatin për Festat e Nëntorit: “Pas epokës të lavdishme të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, populli ynë u përball me një lëngatë të gjatë sunduese nga Perandoria Osmane. Kundërshtitë lokale ndaj pushtuesit, shuheshin me përgjakjen e shqiptarëve. Zgjimi i ndërgjegjës kombëtare, do të bëhej me organizimin e “Lidhjes të Prizrenit”, më 1878, e kryesuar nga Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi me shokë.

Pas dështimit të Lidhjes, ishte Haxhi Zeka, me “Lidhjen e Pejës”, si përpjekje vijuese për çlirim nga pushtimi osman. Kryengritjet shqiptare në Veriun e Shqipërisë dhe Kosovë, më 1910 deri më 1912, tërhoqen vëmëndjen e Fuqive të Mëdha dhe sidomos mbështetja e Perandorisë të Austro-Hungarisë, i parapriu Pavarsisë të Shqipërisë. Atdhetarët Mit`hat Frashëri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Mustafa Kruja, Dhimitër Berati, Vehbi Efendi Dibra, ishin krahu i djathtë i Ismail Qemalit, duke vënë edhe firmën në Dokumentin e Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912.

Nga balkoni i shtëpisë të Xhemil Beut, plaku mjekërrbardhë, Ismail Qemali, mbajti një fjalim domëthënës para popullit të Vlorës dhe të rretheve tjera të vendit. “Deshi Zoti, që me punën tonë, trimërinë dhe guximin e pashoq të shqiptarëve, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtje e Atdheut tonë, sepse këtu e tutje, jemi të lirë, të pavarur dhe me vete, prandaj, qeshni dhe gëzohuni”,- deklaroi Ismail Qemali. Dhe, ngriti Flamurin Kombëtar, Flamurin e Skënderbeut, Flamurin kuq e zi, me shqiponjen dykrenare.

Me shpallen e Pavarësisë të Shqipërisë londineze, do të mbeteshin jashtë saj dy të tretat e etnikumit shqiptar. Afro një shekull përpjekje, për ta fituar Kosovën. Urtësia dhe vizioni i Ibrahim Rugovës, me luftëtarët organizatorë: Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti me shokë, me krismat e tyre, zgjuan ndërgjegjën e fjetur të Evropës dhe të botës, për padrejtësinë një shekullore, që i bëhej popullit të shumëvuajtur shqiptar. Goditja e Aleancës Atlantike – NATO, mbi caqet ushtarake dhe vitale serbe, ishte vendimtare për largimin e pushtuesit serbo-sllav nga Kosova. Dhe, sot gëzojmë lirinë e shumëpritur”, – përmbylli fjalën e tij kryetari Musa Hamzaj.

Veprimtari, Dr.Enver Hoxhaj, mysafir i veçantë, i ardhur enkas nga Rheinland Pfalzi, në këtë manifestim festiv, i mrekulluar nga aktiviteti i suksesshëm i këtij Aktivi, i përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi organizatorët.

Kryetari i Këshillit të arsimtarëve, Ismet Franca, akordoi mirënjohje për veprimtarin Fazli Gashin, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në organizimin e Konkursit të Diturisë të nxënëve të shkollës shqipe në Gjermani”.

Mërgimtarët festojnë

Në vijim, grupi artistik i Shoqatës Shqiptaro-Gjermane nga Ingolstadti, shfaqi një program të begatë artistik. Me larminë e valleve nga trevat shqiptare, u shquan: Kaltrina Kelmendi, Valentina Ramadani, Eurona Ramadani, Gentiana Zekaj, Floriana Zhuniqi, Aulona Morina, Kaltrina Suka, Leta Suka, Alisa Shala, Aurita Morina, Fatbardha Zekolli, Fiona Bajrami, Lea Rexhaj, Jeta Dobruna.

Atmosfera festive kulmoi me grupin muzikor, të prirë nga këngëtarja e talentuar, me reportuarin e begatë, Benita Pulaj,

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here