Ah votë…!

0
342

JAHE FIDA

Ah votë…!

Sa shumë të duan moj votë, turrën pas teje çakenjë duan të të fusin në shportë pushtetin me ty të gjejnë! Të nderëshmë të shpallin oj votë s’të quajnë lavjere a t’përdalë je më e pastra e drejta në botë fituesit të mbajnë në ball! Humbësit të shajnë pa kufi të quajnë të shitur a blerë thonë ashtu si t’ju vijë e të krahasojnë me mender! U duhesh çakenjeve në zgjedhje për ty luftojnë me çdo çmim se për pushtet kanë etje nga pushteti kanë përfitim! Të turren të marrët si bisha kush e kush më shumë të marr s’ka rëndësi me krim a para t’pista mjaftë të dalin fitimtar!! Të lutem o votë të lutem bëhu trimërresh qofte njëherë të poshtërit pa ty le të mbeten atëherë vërtet do kesh vlerë! Mos prano të shitesh e blihesh me ty mos prano t’bëhet Pazar heroinë për vendin të mbetesh vendi e populli të dalin fitimtar!

/jahe FIDA Tr, me 06.12.2016.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here