Ah ti çapkëni im i djallëzuar

0
457

18 prill 2016

Nga Anta Muçaku

Ah ti çapkëni im i djallëzuar!
Mendjen keq ma sjell vërdallë
Sikur nga qielli të kishe pikuar
Pas teje s’do isha kaq e marrë!

Po ja që jam e as dua t’ja di
As për vete e as për ty,
Veç për tonën dashuri
Për të, do bëhesha fli.

Mirë. Mjaft u përbetova
Se koha është tani…
Nëse e jotja ka mbaruar
Kam unë sa për të dy.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here