Agjencia Evropiane e Turizmit: Mos e vizitoni Shqipërinë, as për pushime mos shkoni

0
395

http://www.thealbanian.co.uk/ / 25 maj 2016

Uji në bregdetin shqiptar nuk i plotëson kushtet elementare të higjienës dhe cilësisë së ujit, madje as për një not. Kështu ka vlerësuar Agjencia Evropiane e Mjedisit, e cila u ka bërë thirrje pushuesve evropianë që të mos frekuentojnë turizmin veror në bregdetin shqiptar, e posaçërisht, pastrimin në banjot në shtëpitë dhe hotelet përgjatë vijës bregdetare.

Agjencia Evropiane e Mjedisit ka thënë se pushuesit nëpër tërë kontinentin evropian mund të përdorin lahen pa ndonjë shqetësim për infektim nga uji i ndotur, por është vetëm një vend në tërë Evropën, që kjo Agjenci nuk u rekomandon të shkojnë për pushime, pasi nuk garanton për cilësi të ujit.

Në një raport të bërë nga kjo Agjenci, Shqipëria është në fund të listës për nga cilësia e ujit në bregdetin shqiptar. Madje kritikohet edhe uji që përdoret në banjat dhe tualetet e hoteleve dhe shtëpive private, duke u cilësuar si i rrezikshëm

Vetëm Rumania e ka cilësinë më të dobët sesa Shqipëria në gjithë Evropën, thuhet në këtë raport.

Agjencia ka matur cilësinë e ujit në 18 vende turistike dhe bregdetare në Shqipëri dhe sipas raportit, “uji që në bregdetet publike është nën secilin kriter të cilësisë së ujit”.

“Në Shqipëri nuk ka kushte elementare të ujit për t’u larë në det, por edhe për t’u pastruar ose përdorur për tualet. Shqipëria nuk kontrollon se ku shkon uji që përdoret për pastrim dhe tualet duke mos ofruar kështu as të dhëna se ku derdhet ai ujë dhe si riprodhohet për përdorim”, thuhet në këtë raport, raporton Insajderi.

Kosova ka qenë jashtë monitorimit dhe inspektimit pasi nuk ka dalje në det. Nga 78 vende të kontrolluara vetëm 60 prej tyre kanë plotësuar kriteret minimale për cilësinë e ujit ndërsa 18 prej tyre janë të rrezikshme.

Zona më e rrezikshme sipas këtij raporti, është bregdeti i Durrësit, ku bregdeti mbetet i ndotur për shkak të rrjeteve të pamjaftueshme të kanalizimeve.

“Por ajo çfarë mbetet më shqetësuese është se në Shqipëri, përpos që banjat kanë cilësi shumë të ulët të ujit, ka mungesë të jashtëzakonshme të banjave publike dhe atyre private të cilat përdoren nga më shumë persona të lejuar”, thuhet në raport, duke iu referuar shtëpive private të cilat funksionojnë si bujtina për turistë.

Megjithatë, cilësia e ujit në bregdetet tjera nuk është kaq e keq. Madje Agjencia me bazë në Kopenhagë, ka thënë të mërkurën se cilësia e ujit është e shkëlqyer në 87 për qind të 21 mijë vendet turistike të inspektuara dhe të kontrolluara.

Sipas Agjencisë, cilësia e ujit është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 1991, kur vetëm 56 për qind e vendeve kanë pasur ujë cilësor.

Luksemburgu është në krye të listës së vendeve me cilësinë më të mirë të ujit, duke u pasuar nga Qipro, Malta, Greqia, Kroacia, Italia, Gjermania dhe Austria.

Sipas të dhënave të Agjencisë, në krejt Evropën, vetëm 1.6 për qind e vendeve janë konsideruar të papërshtatshme për larje dhe përdorim të tualetit nga 1.9 për qind sa ishte vitin e kaluar.

SHKRUAJ NJË KOMENT