A po përdor pushteti propagandë të tipit gebelsian?

1
410

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Skena jonë politike që shumë kohë është radikalizuar. Përditë po kemi rrena më bollëk, e ç’ka mos tjetër, që këtë mozaik politikë po e bën të shëmtuar. Po dëgjojmë akuza dhe kundër akuza individuale, por edhe akuza Pozitë–Opozitë, të cilat janë bërë të gerditshme për opinionin e gjërë publik. Pozita që shumë kohë e ka futur në funksion mashtrimin, si formën më antidemokratike. Si qëllim parësor i pushtetit është sulmi dhe fajësimi i Opozitës për gjithëçka që po ndodhë në Kosovë.

Nuk po e bëjnë këtë punë për shkaqe parimore, por që opozita të degradohet dhe të fajësohet sa më shumë që është e mundur për dështimet politike dhe proceseve zhvillimore. Kjo nuk është asgjë tjëter vetëm sulm mbi opozitën jo krejt pa gabime karshi qasjeve politike. Kjo është logjikë e ulët e pozitës, e cila po iu shmanget punëve për çka edhe është e thirrur.

Kjo nuk po ndodhë sepse ky pushtet është bërë problemi vet më të cilin problem duhet të merret kjo shoqëri, e cila po përjeton ditë të vështira. Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit, më punët e mbrapshta që është duke i lënë mbrapa varg e vijë. Nga të gjithë anët jemi duke u bombarduar më propagandën qeveritare të tipit gebelsian, së ata janë njerëzit të cilët gjoja po punojnë për të mirën e vendit, por problemi qendron të Opozita, e cila sipas tyre është fajtore për eskalimin e krizës politike–institucionale të gjatë në Kosovë.

Në vend të konstruktivitetit politik, kanë zgjedhur rrugën e tensionimit të situatës politike, më kauzën të mbajtjës së pushtetit pa zgjedhur metoda dhe mjete. Po shohim gjithë farë matematikash dhe kombinatorikash politike të cilat nuk kan lidhje më punë të hajrit karshi qytetarëve. Po jemi dëshmitarë së si këto fytyra politike bajate po e udhëheqin një kapanjë politike karshi opozitarëve më arsyetime banale.

Kampanja politike po iu prinë para burgimeve të aktivisteve të VV së gjoja kjo është një lëvizje anarkiste, e kaqapordhica të tjera jo serioze. Në asnjë mënyrë nuk justifikohet dhuna nga kushdo qoftë ai, e as nga VV-ja. Dhuna është metodë jo demokratike e zgjedhjës së problemeve. Gjithmonë pushteti mbanë përgjëgjësinë më të madhe. Gjendjës së jo stabilitetit politikë dhe jo stabilitet të rrjedhave ekonomike i kan kontribuar shefat e dy partive kryesore politike të PDK-së dhe LDK-së, të cilët morën deri më tash vendime të dëmshme politike për Kosovën.

Demarkacioni dhe “Zajednica”, janë dy vendimet më të dëshme në mësin e shumë vendimve jo transparente që i kanë marrë deri më tash. Këta nuk po e gjejnë asnjë alternativë serioze të zgjedhjes së problemeve të grumbulluara. Nuk na flasin kurrë për projekte të daljës nga kriza. Nuk e di së si mund të jenë kaq indiferent karshi pa punësisë së madhe. Si mund të jenë kaq indiferent dhe të pa përgjegjshem që vendi po plaqkitet para syve të tyre, ose qe edhe vet ndoshta janë pjesë e saj.

Sa e sa shpenzime të pa nevojshme i kanë bërë deri më tash, siç është edhe vizita e fundit gjatë shënjetërimit të Nënës Terëz në Vatikan. Shumica nga ky delagacion për të mos thënë të gjithë, hiq nuk i kan ba ndër celebrimit të Nënë Terezës. Kjo është edhe një tjeter marrëzi e shpenzimt në vargun e marrëzive. Në rajon, kështu edhe në Kosovë kërcënuesit më të medhnjë të paqës dhe jo zhvillimit ekonomik janë bërë udhëheqjët shtetërore.

Në vend që këto udhëheqje ti shtyjnë proceset demokratike dhe zhvillimore përpara, këta janë bërë frenuesit kryesor të këtyre proceseve. Këto udhëheqje të tipit autokratik, po mbiietojnë në saje të krizave të cilat po i prodhojnë vet. Kërkesat e tyre janë të kundërta më kërkesat e popujëve. Këta liderë shteteror në fakt e kan dert mbijetesën e tyre edhe nese i merre djalli shtetet e tyre. Deri kur do ti kalërojnë pushtetet, kjo do të sqarohet më zgjedhjet nacionale që janë planifikuar të mbahen…

1 KOMENT

  1. Me bo kesi krahasime me Gebelsin… eshte ahmakizem ahmakist i nje ahmakoidi sikur ky Skender Mulla Omar Al Ahmakijaaa. C.c.c.c.c.c.c.cc.c.c.c.c.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here