A kemi në Kosovë diktaturë poltroniste ?

0
87

Nga Skënder MULLIQI

Sigurisht së të gjithë ne njohim njerëz të rrethit tanë, apo më gjerë në shoqëri të cilët i takojnë grupit të njerëzve të mirë, të vyeshem, pa të cilët nuk ka shoqëri stabile. Por, fatëkeqësisht kemi dhe njohim edhe njerëz të cilët janë poltron të pushetit. Shikuar në planin afatgjatë të gjithë këto mikroorganizma veprojnë në mënyre permanente dhe mirë e nuhasin pushtetin. Kjo situatë kontradiktore rrjedhë nga ajo ku poltrionët deshirojnë të katapultohen në krye të pushtetit. Këta nuk janë aty për ta zgjuar vetëdijën e pushtetit, por janë afër pushtetit që ta zgjojne vetëdijën narcisoide karshi pushtetit. Nuk është më rëndësi së a bëhët fjalë për mikro pushtete apo makro pushtete.

Poltronet funksionojnë pa ndërprerë në të gjitha nivelet e shtetit. Poltronet në të gjitha rrethanat ushqehen më karrierizëm, me avanse, stimulime, fotelje… Elita në anën tjetër mirë bashkëpunon dhe i deshironë poltronet dhe narcisoidet aty afër. Poltronët nuk kan ndjenja.E kan trurin e shlyer, ku sipas tyre qëllimi e arsyeton mjetin. Ne Kosovë aktualisht shumë po dominon diktatura poltroniste. Me fjalë tjera udhëheqësi edhe nese ka ndonjë aftësi bëhët i mvarur nga poltronet. Këta nuk kan ndjenjën për punë të ndjeshme, janë shpirt ngusht dhe njerëz të liq. Ata që i takojnë kësaj këtegorie të njerëzve nuk angazhohen për shoqërinë, por si ta bëjnë jetën e tyre sa më luksoze, të vozitin vetura të shtrejta, të pushojnë në vendet më të bukura, interesohen që të kan sa më shumë para dhe vila, ti shkollojnë fëmijët e tyre jashtë vendit…

Këto apetite janë të gershetuara më interesa, dhe kur vjen deri të ndonjë kontraditë, atëherë të gjithë tagrin e saj e paguajnë qytetarët, dhe vetëm në pyetje është koha kur diktatura poltroniste të shigjetohet kunder qytetarëve, me qëllim që mos ta lëshojnë gjahun nga dora .Kjo ndodhi krejt pas luftën në Kosovë. Elitat në pushtet dhe poltronet u pasuruan pafundësisht më djersën dhe mundin e popullit. Ne meset të cilat janë demokratike qytetarët i ngulfasin poltronet. Ata mund të jenë të suksesshem vetëm në meset autokratike.

Shtohet pyetja si të eliminohen sundimtarët dhe poltronët si fenomene të shoqërive të pazhvilluara ? Duhet së pari, tu heqen të gjitha privilegjet të cilat i gëzojnë në shoqëri. Qe të elimohen nga skena gjithashtu nevoitet një organizim shoqëror e politik shumë efikas. E rëndësisë së madhe është funksionimi i sindikatave që në Kosovë më shumë po ekzistojnë në letër… Dhe, me kusht qe askush nuk guxon përjetësisht të mbetet në pushtet …

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here