A do të kapitullojë Shkupi shqip?

2
429

ZGJEDHJET NË MAQEDONI

Shkupi dhe Kumanova nuk rrezikohen nga turqizimi apo edhe radikalizimi fetar i tyre, por nga shkatërrimi përfundimtar i kulturës dhe identitetit shqiptar aty – kështu ngase organizatat «profetare» marrin para nga të gjithë, por punojnë në shërbim të opsionit vetëm sllav të Maqedonisë. Ky është rezultati i çdo kalkulimi të mundshëm dhe pa utopi!

– Nga Jon LEKA, Flaka.info

Shkupi dhe Kumanova paraqiten si dy vendet më të rrezikuara që mund të shndërrohen në fortesa eksperimentale të ekspansioneve politike të huaja; të organizatave ekstreme lindore e perëndimore. Aty ku tjetërsimi i dhunshëm dhe diskriminimi janë kancershëm të avancuar.

Edhe sa kohë do të flasim edhe për Shkupin shqip?

«I përjetova dy kryeqytete. Një që çohet lapidar paralelisht me kohën postmoderne dhe tjetrin sikur të ishte ndonjë paralagje e botës së tretë», kështu shkruante një diplomat zviceran pas qëndrimit disamuajsh në Shkup.

Ku qëndron problemi?

Asnjëra nga partitë që ishte deri sot në pushtet as që u përpoq të detyrojë qeveritë të mos bëjnë diskriminime në baza etnike së paku në kryeqytet. E sa më thellë e në drejtim të Kumanovës aq edhe më keq. Përveç pasivitetit destruktiv të partive në pushtet as qytetarët dhe organizatat e tyre aty nuk janë angazhuar gjatë qenies në opozitë, apo si shoqëri civile, të bëjnë presion në këtë drejtim. Mundësitë i kanë pasur të mëdha ngase aty është diskriminimi dhe aty janë të huajt – në terren vetë.

Pse jo?

Ngase të gjithëve u konvenon ajo gjendje kontraste aty:

– Opozitat dhe shoqëria civile vetëm me ekzistencën e një grupetmerri të atillë mund të ndajnë dhurata nga vëllezërit gylenistë dhe shoqatat turke dhe të kapin masat. Opozita tjera konstruktive s’ka as financa, as xhami, as media që të depërtojë.
– Shteti në atë mënyrë, me pamje konkrete fizike i dëshmon botës se nga cila pjesë e tij primitive, ekstrareligjioze rrezikohet vendi, kontinenti dhe bota.

– Partitë në pushtet, respektivisht biznesmenët e paskrupullt partitokratë të tyre investuan në pjesën ku ndodhë ekonomia – në atë jo shqiptare. Edhe këto duket ta kenë parimin e njëjtë si gylensitët radikalë, pseudo-islamikët dhe pro-turqit formalë gjendjen e mjerë si terrenin më të përshtatshëm për manipulim.

Nga pamjet që na kanë mbetur në kujtesë deri tani është krijuar paragjykimi se aty kontrollin e ka Erdogani dhe radikalët islamikë, që derdhen jashtë nga xhamitë e mëdha të kryeqytetit. Por ky perceptim është gabim. Nuk do të shkojë gjatë dhe turqit do ta kuptojnë lojën e gylenistëve – janë në udhë e sipër – të sofistikuar me asistencën e multikonvertitëve nga Prishtina e Shkupi dhe do të kërkojnë nga Maqedonia ndëshkimin e tyre. Pas këtij demaskimi edhe myslimanët do të kuptojnë se u është bastarduar besimi për interesa të një grupi, që do t’i lë pas me fé të diskriminuar e stigmatizuar, pa komb e atdhé.

Si për Gruevskin që sot (si Serbët në Luginë) aq me xhentilesë lejon qëllimshëm shaminë në kokat e femrave shqiptare, që punojnë edhe nëpër ministritë ku hyjnë e dalin vazhdimisht diplomatët e huaj ashtu edhe për Zaevin nesër në mënyrën më perfide mund të ndalojnë jo vetëm shamitë, xhamitë por do të vazhdojnë që nën këtë mantel të vrasin, arrestojnë dhe masakrojnë të drejtat e shumicës së dytë shqiptare, pa llogaritur me protesta serioze as nga Evropa e as nga Turqia, apo ndonjë vend të tjetër: ngase luftojnë “ekstremizmin fetar”, gylensitët e jo shqiptarët si kulturë dhe identitet.

I njohin këto kalkulime partitë politike shqiptare që garojnë aty, në Kumanovë dhe Shkup? Patjetër se i njohin. E nëse i njohin atëherë nuk mund të punojnë as për Turqinë, as për Gylenin, as për Islamin, se janë utopike, të parealizueshme, por ata punojnë për versionin sllavo egocentrik të Maqedonisë, ata punojnë për versionin e Ballkanit putinesk me qendër Beogradin. Kjo është matematike më reale, që mund të ndodhë, nëse fitojnë rrymat që keqpërdorin fénë atje për synime politike.

Shkupi shqip nuk do të vdes. Shkupi dhe Kumanova do të mbijetojnë por çështja është si: si qendra qytetarësh të barabartë apo si enklava refraktare ku luftojnë sllavët, turqit ndërmjet veti në kurriz të shqiptarëve. Humbësit maratonik të historisë së atyshme. Prandaj duhet përkrahur dy opsionet tjera.

2 KOMENTE

  1. Islami qe nga lindja e tij ka qene politik. Muhamedi ishte udheheqes fetar, politik dhe ushtarak. Ne kohen e tij eshte pushtuar Meka nga Medina, te cilen ai e udhehiqte. Ne vitin 624 deri 627 jane asgjesuar dhe debuar 3 fise judeje. Islami ne Kur’an ka dhune ndaj te krishtereve, judenjeve dhe pafeve. Mafton t’i lexojë nje besimtar, qe i beson Kur’anit dhe ai nuk do jete më paqesor. Psh. nese lexon suren 5:51, suren 8:12, Suren 9:5 dhe 9:29. Prandaj jane shqiptaret te tille, sot sepse jane musliman. Nuk respektojne vlerat shqiptare dhe vetem fizikisht jane ne Evrope.

  2. Barlet, nuk jane SHQIPTARET musliman… por ka ish-SHQIPTARË, qe jane konvertuar ne Musliman. Religjioni Islam i ndalon kombet dmth. i ndalon edhe SHQIPTART. Prandaj perfundimisht duhet te kuptoni se asnje SHQIPTAR nuk eshte Musliman…, dhe se asnje Musliman nuk eshte SHQIPTAR.

    OSE je SHQIPTAR ose MUSLIMAN.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here