Elvis Naçi, tregoju shqiptarëve se ku mbetën 9 milionë euro për ndërtimin e Durrësit…?

0
825
Thumanë

Në vend të debatit

Para dy vjetësh, tërmeti e pati dëmtuar qytetin antik shqiptar Durrësin me rrethinë. Për të përballuar gjendjen e rëndë, shqiparët në tërë hapësirën etnike si dhe nga diaspora nëpër botë, u bënë një zë i fuqishëm i dorës së ndihmës matriale për ndërtimin e qytetit dhe të kthimit të jetës normale.

Në këtë nismë humanitare për qytetin e Durrësit, është lakuar emri i Imam Elvis Naçi, që, sipas të dhënave të shtypit dhe të komisionit shtetërorë (Edi Rama dhe Tirana zyrtare), është thënë se nga të gjitha anët po vijnë ndihmat shqiptare dhe nga diaspora nëpër botë. Dhe, për të ndihmuar në (ri)ndërtimin e këtij qyteti të antik shqiptar janë akorduar miliona euro e dollar, kur është përmednur angazhimi i Imam Elvis Naço dhe (fondi i tij humanitar) i njohur për të gjithë shqiptarët në Ballkan.

Sipas të dhënave të komisionit shtetëror në kabinetin qeveritar (Edi Rama) në Tiranë, është thënë se në fondin humanitar të Imam Elvis Naçi, janë akorduar ndihmat nga shqiptarët dhe diaspora dhe (burimet) të njohura veçse për Elvis Naçi, në shumën prej 9 milionë euro(!).

Ndonëse tash po bëhen dy vjet nga koha e tërmetit dhe angazhimet e shtetit shqiptar për (ri)ndërtimin e qytetit antik shqiptar të Durrësit, është vënë në dyshim pse po heshtë Elvis Naçi për 9 milionë euro të ndihmave në adresë të fondit të tij (humanitar), të paktën një informatë për llogoridhënie për të gjithë ata shqiptarë bamirës dhe të diasporës nëpër botë dhe (Amerikë), se ku shkuan dhe ku mbetën ndihmat në adresë të tij…?!

Përkitazi me fondin humanitar të Elvis Naço në aksionin shtetërorë për (ri)ndërtimin e qytetit antik të Durrësit me rrethinë pas termetit, do të ishte mirë që institucionet shtetërore (qeveria Edi Rama) të kërkoj llogoridhënie për 9 milionë euro, që u akorduan në fondin humanitar të Imam Elvis Naçi dhe tash dy vjet, asnjë herë nuk ka dhënë të paktën një informatë zyrtare se ku janë dhe kah shkuan 9 milionë euro të ndihmave për Durësin me rrethinë…?

Për fund, në nderin e frymës së besimit fetar të Imamit të xhamisë në Tiranë, do të ishte kërkesa jonë nga diaspora shqiptare në Amerikë: Imam Elvis Naçi, tregoju shqiptarëve dhe diasporës se ku janë dhe kah shkuan 9 milionë euro të ndihmave për (ri)ndërtimin e qytetit antik shqiptar pas termetit të Durrësit me rrethinë…?


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Shënim: Me sa u tha nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj, Elvis Naçi ka ndërtuar pjesën e vet në kompleksin e ndërtesave në Bubq e Thumanë, etj. por nuk vetë-lavdërohet ai, se ashtu e ka misionin fetar. A ka abuzime në këtë rast? Edhe mund të ketë, por e vështirë të merret kush me to. /AÇ

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.