Çfarë po ndodhë, në varësi të telefonit celular…?

0
590
iPhone

Koha, njerëzit, teknologjia

Nuk ka tubim të jetës publike, të familjes, të ahengjeve dhe të formave tjera të jetës, që, valët e telefonit celular janë bërë si “ushqim” i ditës… (sic!).

Koha, njerëzit dhe tekonologjia e (telefonit celular) tashmë në varësi të sjelljes së qytetarëve tanë, sikur i kanë dhënë kahje tjetër rrjedhave të jetës dhe, dalëngadalë po i shembin vlerat e traditës në familjen shqiptare…!

Kjo, për faktin se në tubimet familjare dhe ato publike, në krye të herës “fjalën e merr”(sic!) telefoni celular dhe tërë takimet kalojnë në skenën e “teatrit familjar” në varësi të heshtjes, kur e kur, secili mban para vetës telefonin celular(sic!).

Pse kaq shumë kemi rënë në varësi të telefonit celular…?! Nëse vazhdon paranoja e heshtjes dhe përmes telefonit celular në familjet tona dhe, aq më më shumë kur telefonit celular u janë bashkuar fëmijët në “lojën pa lojë” (sic!), nesër ku do të mbërrijmë…?!

Do të ishte e kohës, që të bëjmë një rregull të pa shkruar ndër familjet tona dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, me telefonat celularë në dorë e në varësi ndaj tyre, të ndërrojmë për të mirë sjelljen në shoqëri, telefonat celularë mos të bëhen si shkak i shëmbjes të vlerave të traditës shqiptare brenda jetës tonë…!

Jo, vetëm telefonat celularë të “flasin” në familjet tona…!

Çikago, 16 janar 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.