Fragment prekës nga lufta e fundit

0
885
Ilir Muharremi - Ti

“Serbët u pozicionuan, filluan ta kthenin zjarrin në drejtimin tonë. E në të njëjtën kohë i vrisnin edhe civilët, të cilët filluan të iknin në drejtim të panjohur përgjatë fushës së gjelbër. I vrava tre, katër, tashmë u bënë pesë paramilitarë. Breshëri plumbash nga të gjitha anët, qëndroja i fshehur pas një peme dhe e drejtoja tytën e automatikut në drejtim të tyre.

Gjuaja si i çmendur. Civilët pothujase i vranë të gjithë. Serbët ngadalë vërsuleshin në drejtimin tonë, ndërsa UÇK-ja qëndronte stoike dhe kishte të vrarë nga ana jonë, po ashtu edhe nga ana e serbëve. “Thyejani hundët serbëve!”, – bërtiti komandanti. “Mbani pozicionet tuaja, mbulojeni njëri-tjetrin!”, – dëgjohej zëri i tij i cili tashmë ishte shterrur. “Nuk do të zgjasë shumë, ndoshta njëzet minuta.”, – tha ai.

“Duhet të durojmë. ”Thyejani hundët edhe atij zvaraniku! Nxjerrjani lepurin nga barku!”, – bërtiste sa mundte komandanti i cili gjuante breshëri plumbash të mallkuar. Një plumb si rrufe, ndonëse ishte tinëzar e goditi në gjoks komandantin. “U plagos komandanti!”, – bërtita dhe vrapova në drejtimin e tij për t’ia dhënë ndihmën e parë…”

Fragment nga romani “Ti” i Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.