Sondazhi

A duhet të dënohen politikanët, që kanë vjedhur dhe kanë abuzuar me pronën publike?

Shfaq Rezultatet

Ngarkon ... Ngarkon ...

Kalendari

Tetor 2014
H M M E P D S
« Sht    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Arkivi

Kategoria

Përdorues NëLinjë

Zef Mulaj cicëron si zogu në botën shqiptare!

Nga Flori Bruqi

Zef Mulaj, lindur në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij.

Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton në Itali. Anetar i leges boterore te poeteve kontemporan. (World Poets Society W.P.S.) Anetar i lidhjes se shkrimtareve te Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.

Disa nga veprat :

1. Emri që lind diellin, Tiranë, 2004 (Poezi).
2. Mjegullvarur mbi Ballkan, Tiranë, 2006 (Poezi).
3. 880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009.
4. Merr per dore hijen time. Poezi, shtepia botuese Simple Macerata Itali , 2011.
5. Imazh Roman, policesk, shtepia botuese Weso, Tiranë 2011.
6. Memory-Roman, Shtepia botuese Filara Tirane, tetor 2012.
7. Altri occhi all’orizonte, poezi, shtepia botues “Simple” Macerata Itali 2012.
8. Lulet e shpirtit, Poezi shtepia botuese “Filara” Tiran 2012.

Ky lis shekullorë

Rrehë era lisin shekullore,
nëper stin i lodhur.
Prerë krahet lëkure djegur,
rrënjet si oktapod
mberthejn token.
Emra të harruar
mbi gjethet shkruar.
Nëper rrënjet sythet
nyjëzohen kur era fryn
here majtas here djathtas.
Pyjet për rreth
adaptohen verberisht
në ekologjin kimike,duke
injektuar lëngje në thatsirat
që qajn gurin.
Shekullor lis i lodhur
rrënjet buz lumit thare .
Përkrah pyjeve dridhet
nga infeksioni që i pin mushtin .
Nuk njeh sitn, as veten.
Udhtaret fytyren ja kthej duke ikur.
Pinë kohen lakuriqe
në dashurin e tradhtuar:
Nëper stin filizat e reja presin
Të mbin, të mbin…

Zëra të largët

Ndonëse e ndigjojnë zërin
Përtej kohëve shkon.
Ndoshta edhe Ti dhe të gjithë
e dimë, por heshtim.
Nga friga herë e njërit
herë e tjetrit. Nëpër sheshe
betohen, grumbullohen,
me zërin e largët që shkon
përtej diellit. Ulërojnë
në buzqeshje u rrinë
fytyrat e ngrira me shpresë,
e shiu mbërthen horizontin…

Një mollë

Në horizont duket një mollë.
Po piqet
me ngadalë…

Miliona sy po e vështrojnë,
ta shijojnë kuqlimin e saj.

Kali i vjetër, me shekullin
ngarkuar hingëllon
pret mollën
të piqet.

Kalorësi mpreh shpatën…
Por molla më shumë kuqëlon…

Stinë të reja po vijnë,
bashkë me bekimet hyjnore
zbarkojnë në malet e Tropojës
dhe në mbarë Dardaninë.

Nën kurorën e gjelbëruar
me mollë të kuqe ngarkuar
hedhin ëmbëlsisht
dhe vezullueshëm
shqip
të bekuarën valle.

Rrëzë Majës së Hekurave

Kulla ime maje guri rri.
Si shpend mobil qendron.

***
Në Livadhin e Mollës
Dardha të egra mbijnë,
Aty etja shuhet me ujë.

***

Kroi i Shtonës së mirë
Në Livadhin e Epërm.
Bucela e tharë mbushet.

***
Kroi i Salihut atje
Me ferra i mbuluar.
Është mbyllur dera.

***

Arat e kallamboqit,
Nën hije lisash janë.
Edhe parmenda plakë.

***

Sofra te oxhaku i kullës
Shtruar rri gjithmonë aty.
Tym nuk ka nëpër odë.

***

Nëpër Lugjet e Verdha
Logu i Zanave ringjallet.
Nisë edhe mbaron kënga.

***
Te Varret e trimave,
Atje në bjeshkë te stani.
Dikush i ndez qirinjtë.

***
Mulliri i Përroit buçet,
Ujë nuk ka sa i duhet.
Për ta shuar etjen e tij.

***

Njerëzit pyesin rrezet,
Ku është liria e jonë.
Lulëkuqet përqafohen.

***

Fytyrën mbështjell
Gruaja bukuroshe.
Jeton ditën e natën.

***

Në trupin tonë të rritur,
Ushtarë mikrobesh sulen.
Zjarri biologjik ndezur.

***
Milingonat në rresht
Demonstrata bëjnë aty.
Retë shkarkojnë stuhi.

***
Rasa e kalldrëmit
Stol atje në qiell.
Pushuar me mijëra herë.
***
Varrit të Fratit atje
Mbi një rudinë mali.
Kroi i jep freskinë.

***

Qafa e Kolçit më tutje,
Piramidë qirinjsh rri.
Luginën e kontrollon.

***

Njeriu i mirë gjithmonë
Falë dashuri e mirësi.
Për këtë është i lindur.

***
Fytyrën time në shkëmbinj
E kam mbjellë mbi Alpe.
Me 880 bimë mjekësore.

***

Ortekët në male lëshohen,
Bardhësia ëmbël tingëllon.
Lumenjtë mbushen me ujë.

***

Kënga ndihet që nga larg,
Me melodinë e saj joshë.
Cicërima zogjsh dëgjohen.

***

Heroi ka emër të artë,
Në të gjitha kohët jeton.
Aty mbin liria e moteve.

***

Liria është ëndërr e lirë,
Kur lindë e derisa vdes.
Nga trupi ynë nuk del.

***

Ushtarët marshojnë në radhë,
Akullnajave të shpirti rrinë.
Pranvera ua shkrinë mërzinë.

***

Kurrë nuk heshtë njeriu,
I bekuar nga Zoti prore.
Si pjellë e tij e zgjedhur.

***

Lulet e shpirtit 75

***
U nisën dasmorët me nuse,
Të bardhë si borë Shkëlzeni.
Një dashuri malli i rrëmbeu.

***
Pak rëndësi dritë e ujit,
Dritë e fanarë ndezur.
Pranverë në gushë e gji.

***

Shqiponja zgjatë sqepin,
Flamuri e pikturon aty.

Shtizë historie bëhet.
Mos hesht…

Kur pemët era i rrëzon,
zjarri djeg livadhet
Plot blerim.
Kur heshtin
Nga era e fortunes
Mbi kollaret e tyre
Ere kundermon…

* * *

Sy hapur

Sytë nukë do ti mbylle.
Hapur në perjetsi
Do ti mbajnë
Të shohin kohet
Si shkojn e vin.
Edhe në gjum
Mbi krevatin
Pa dhome
Pa tavan
Në mes hapsires
Pa funde
Syte hapur
Si lypsare
Në udhkryqe …..
* * *

Ejani të shkojmë

Atje ku fryn erë
E ftohte..
Të thyejm gjitha
Dritaret e kullave
Mureve te shkruajm emra
Njerzish…
Që pertypin me dhembe
Dashurite ..
Mbi kollaret e tyre
Analiza të bëjme .
Formula kimike
Do gjejm.
Do zbulojm parfume
Te reja …
Per hajdutet..
E djeshem e të sotem..

Ejani te shkojm

Udhtaret e shekullit..
Guri
Mbi gure, ingrire
Me mbeti shikimi.
U largova,
duke len shikimin tim
ngrire mbi gure.
Shikim prej guri…
Nen hijen e aheve
( varret te nje fshati te braktisur)
E rende heshtja qe prek mengjeset,
muzgun dhe naten
nen hijen e ahave,
emra qe diellin kan lindur
mbi oxhaqet e shtepive te heshtura.
Emri yt
Mos me qajë kur te vish
dhe te mos me gjesh,
Nen hijen e lisit.
Per dore merre hijen time
Dhe ne krahet e tu,
Nje zog do te ulet.
Ne fluturim qiellin do te marre,
Aty do te me gjeshe mua
Emrin tende duke shkruar.
Mysafiret e zogjve
Endrra hyri ne gure,
muret e arave rane,
shtepite e ngurta
lemyshku i mbuloi
dhe varret
mysafire
te zogjve
mbeten…

Pena e arkiva
(1975-1980)

Nje letër e shkruar
U ngri ne kohën e shkuar
Në majen e penes së arkivuar,
letërshkruar…
Pritja jeton bashkë me lirinë
E mbështjellur në shpirtin e lodhur
Pritja dhe liria bashkë do të jetojnë.
Në plaget e pashëruera të kohnave
Liria dhe nusja e badhe,
E bardhe si shpirti i lirisë
Bashke me të panjohurat e saj.
Ndonse një dite pritja
Do ulet në prehrin e nuses
Bashke me lirinë…
Rikthehu në ditarin tim
Të kohes në anatomin e shpirtit
Të pritjes…
Mos thuaj kurrë lamtuirë……
Pritja jeton bashkë me lirinë.

Itali, 19/10/2011

Kohet shtatzana

Në trupin e heshtur
e ardhmja është bëre
kurorë.
Në muret e rrëzuara
Varur.
Brënda ëndrrat mbetur
Kanë.
Në trupin e heshtur
dhembja bëhet sopatë
mbi drunj të kalbëzuar
per të dale sythe të reja.

Ti më pyet shpesh
o mik i dashur :
Pse rri në heshtje?
Dhe vetë përgjigjesh,
duke me sjellë ndër mend
kohet shtatzena të njerzimit,
që pjellnin vetem mjerim,
mjerim…
As zogjet
nuk uleshin në filzat
e reja,
nëpër re mbetur
kishin..
duke pritur dhe përcjellur
muzgun me ngjyrat
e syve të njerëzve
që vizatonin
portretin tim.
Si një peme vjeshtore
gjethe ndryshkur
mbi filizat e reja
mbi toke binin.
Pertej ëndrave
është vetëm qielli.
Përtej shpresës
është vetëm toka.
Përtej buzëqeshjeve
ështe vetëm dielli.
Përtej lotëve
ështe vetëm koha
Shtatzen….
Përtej dashurisë
është vetëm njeriu
që di të dashurojë,
atij ja fali buzëqeshjen
dhe vetem atëherë
e ardhmja del nga trupi
i heshtjes.
Dhe pastaj koha shtazan
do të lindë vetëm dashuri
dashuri….

Poeti

I mbeten vargjet
Si lule pa ujë e diell.
Në mëndje , ja
ngrinë.
Në heshtje i këndonte
ja lexonin në sy njerëzit,
mbi ëndrrat i binte shi
shpirti i lagur,
burgosur në poezi.
Shikonte largë largë
tymnajen …
Duke prekur ballin.
Shkoi poeti
E varrosen brënda në poezi…….

Itali, 12.02.010

Mberriti nga rete nje nje ftese

Mberriti nga rete nje ftese .
Vetetima fiermosur,
Shkruar me rreze dielli,
Zarfi,bardhesin e henes .
E lexuam naten neper yje
Nen buzqeshjen e agimit
U nisem udhes
Me ftese ne dore
Atje do te mebrrijme
Neper agime e mbremje
Te pergjumura.
Mberriti nga rete nj ftese….

Grua e bukur

Nje shikim ne syte e nje gruaje ,
Eshte infiniti i nje bote te pa njohur
Ndjenjash dhe mbetesh ne kete pafundsi,
Si nje drite perhere e pa shuar…..
Ka emrin e sundimit shpirteror te njeriut…..

Ishujt e ngujuar

U ngujova ne ishujt e nje kohe ,
Lexova fytyra te ishulluera .
Nyje brengash lidhur njera – tjetren,
Rrena , kurtha , pabesi, tradhti,
Ishuj qe digjnin kohen.
Prisnin e percillnin fytyra ,
Varka te kryqzuera ne udhetim,
Mbetur ne udhe ne mes ishujve te koheve.

1 koment në: Zef Mulaj cicëron si zogu në botën shqiptare!

Shkruaj një koment

  

  

  

Mund të përdorni këto etiketa HTML

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>