PO MIRREMI VESH…

0
528
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

PO MIRREMI VESH…

Do dua vetëm atë që më do:
Atë njeri
Atë fe
Atë popull
Atë çka do që të jetë
Atë kush do që të jetë
Po më dashti – do e dua!

E, mua të më dojë
Do të thotë:

Të mos jetë në luftë
Me Kombin tim
Me Shtetin tim
Me Lirinë time
Me Gjuhën time
Me Jetën time.

Më qortojnë:
Pse nuk je fetar!?

Po ç’më dha mua feja?
Ajo del kundër meje
Sepse: duaje thotë
Vendin, gjakun, gjuhën e huaj!
Duaje lirinë e tjetrit
Tënden harroje, më thotë!

Jooo!

Kur ajo të flasë në gjuhën time
Kur ajo e do vendin tim
Kur ajo flet për historinë time
Kur ajo mbron gjithçka timen –
Edhe unë do të jem me të.
Do e dua atë!

Pa, cila do fe të jetë ajo!
Cila do fe që të jetë me mua
Edhe unë do të jem me të!

Për mua janë një të gjitha
Deri sa ato janë me Zotin!

Nuk do jem me asnjërën
Që janë me djallin!

Unë shoh:
Në Serbi feja është me shtetin
Madje i prin në proceset politke
Në Turqi ashtu, me shtetin është.
Nuk flasin për jetën e amshueshme!

Në Shqiptari, të gjitha janë kundër
Të gjitha e luftojnë Shqiptarizmën,
Gjithçka përparimtare e luftojnë
Kombet tjera i duan, ne na qortojnë!

Ndryshe, a futet gjarpri në gji?
A mund ta duash atë
Që po mundi të zhduk?

A mund të duhet
Ai që familje të tëra shuajti?
Ai që nënave nga ngryku fëimjët ua mori
Ai që fëmijë preu edhe sytë ua nxori
E bëri në ta zi e më zi
Duke i lënë prindërit me duar në gji

Ai, që la mijëra fëmijë jetimë
Në Kosovë e më gjërë, në Vendin tim!

Wiltz (Vilc), Luksemburg
Më 21. 4. 2018, ora 18:30

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.