Hyn në fuqi rritja e pagës minimale – 32 mijë lekë

0
429
Paga minimale

Liberale.al

Nga sot, paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë nga 30 mijë që ishte deri tani. Qeveria është angazhuar që deri në fund të mandatit të tretë paga minimale në vend të shkojë në 40 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë nga Korriku i këtij viti do të ndryshojë edhe tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë që është, po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që është aktualisht.

Duke nisur nga 1 Korriku rriten me 6 % pagat për mjekët, infermierët e mësuesit. Ndërsa rriten me 150 % pagat për punonjësit e Policisë që shërbejnë larg vendbanimit. Për Forcat e Armatosura pagat rriten me 30%.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.