Bisedë me agronomin e parë vendas nga Bastari i Mesëm, Nuri Sita…

2
1232

Ibrahim Kabili Me Nuriun njihemi që në moshën e fëmijërisë dhe kemi punuar bashkë për disa kohë në Këshillin e Komunës. Kisha menduar të shkruaj diçka për të pasi ai ka kryer disa detyra në dy ish ekonomitë bujqësore të zonës. Në këtë shkrim do të evidentojmë disa vlera të kuadrove të bujqësisë dhe blegtorisë. Gjatë bisedës rikujtuam dhe fiksuam disa arritje të kohës në kooperativë. Historia 45 vjeçare në ekonomi pati ulje dhe ngritje, pati arritje dhe dështime. U bënë përpjekje që edhe në dy ish kooperativat bujqësore të zonës, bujqësia dhe blegtoria të viheshin në baza shkencore.

Nuriu si agronom me arsim të lartë ishte njëri nga protagonistët e kohës që kontribuoj në këtë drejtim. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të “ringjall” nostalgji as të na “rikthej” në të kaluarën. Kjo është e pamundur por dhe e padëshirueshme për të gjithë. Shkrimi ka si synim të tregoj me realizëm zhvillimet e kohës, përpjekjet për zhvillim, luftën për progres, arritjet dhe dështimet. Të gjitha këto përpjekje u bënë në kuadrin e atij sistemi, në kuadër të ekonomisë së çentralizuar… Sistemet ekonomoko-shoqërore i imponojnë të mëdhejtë, ne thjeshtë “vuajmë” pasojat apo “korrim” fitoret… Me datën 24.05.2022 me të bëmë një bisedë të gjatë tek biznesi i tij privat, në Rruga Ura…

Nuriu lindi më 10.12.1954 në Bastar i Mesëm në një familje të thjeshtë dhe me tradita. Babai i tij Beqiri tregoj kujdes të shtuar për arsimimin e djalit të tij, pasi ky kishte shumë interes për shkollën. Shkollën fillore e bëri në “Maj të Gurzit”, te shkolla e vjetër. Ndërsa atë tetëvjeçare te “Lama e Cenjet”. Të dy ciklet i mbaroi me nota shumë të mira. Ai kujton me shumë nostalgji ish drejtorët; Skënder Shkreta dhe Myrvete Fetiu, dhe mësuesit: Shpresa Duka, Sadete Toparja, Bashkim Kodra, Abdyl Asllani, Flutra Thaçi, etj. Mësuesja e matematikës, Thaçi, qe një profesioniste e shkëlqyer dhe si njeri shumë e mirë. Mësues të papërsëritshëm që meritojnë respekt dhe mirënjohje nga ne, ish nxënësit e tyre…

Shkollën e Mesme e vazhdon në Shkollën e Mesme Bujqësore “Mihal Shahini” në Cërrik në vitin 1970 dhe e përfundon atë në vitin 1974. Qe nxënës konviktor dhe kujton me shumë resekt mësuesit; Sami Paralloj, Ingrit Zajmuri, Hysni Çela, etj. Nuriu duke kujtuar shkollën e mesme, shton: “Qe një shkollë e komlletuar me bazë materiale dhe kabinete.

Mësuesit kishin një niveli të lartë në mësimdhënje, ishin tepër të përgatitur, metodistë shumë të mirë, kërkues dhe shumë njerëzor me ne nxënësit. Drejtoresha e konviktit Zana, qe më shumë se prind për ne nxënësit konviktorë. Mësuesi i letërsisë Hysni Ceka, qe mësuesi dhe poeti që më njohu për herë të parë me veprën e bejtexhiut Zenel Bastari. Unë u ndjeva shumë krenar me nxënësit e klasës që isha nga vendi i Zenel Bastarit”.

Mbas mbarimit të shkollës së mesme në Cërrik, vazhdon arsimin e lartë në ILB dega Agronomi e Përgjithshme. E fillon arsimin e lartë në vitin shkollor 1974 dhe e përfundon atë në vitin 1978. Duke kujtuar atë periudhë, Nuriu shton: “Shkolla e lartë qe një arritje e madhe për ne. Instituti Bujqësor i atyre viteve qe me standarte të larta dhe njihej diplom edhe jasht vendit. Pedagogët që na jepnin mësim qenë mjaft të përgatitur. Shumica prej tyre kishin mbaruar shkollat jasht vendit, ishin të përgatitur shumë si nga ana shkencore dhe pedagogjike.

Qenë autor tekstesh dhe me grada e tituj shkencor. Disa nga pedagogët qenë: Abdulla Kapedani, Teki Kaltani, Skënder Xhiku, Drita Hoxha, Andrea Vangjeli, Adem Salillari, Vlash Mara, etj”. Në vitin 1978 Nuriu kreu stazhin një vjeçar në Sektorin e Katërt Zall-Mëner, me përgjegjës sektori Sulejman Limani. Këtu pati marrdhënie të mira me shtabin e sektorit dhe kuadrot e tjerë. Rezultatet e prodhimit në atë vit qenë në rritje.

Pasi kryen zborin 6 mujor në Durrës, në vitin 1979 emërohet agronom në Sektorin e Parë me përgjegjës sektori Liman Visha. Për këtë, Nuriu shton: “Kam punuar në sektorin e parë deri në vitin 1981. Me Limanin si përgjegjës sektori kemi patur marrdhënie shumë të mira. Në këtë periudhe Nuriu si specialist, pati disa arritije, ku veçon:

● “Vumë eksperimentin me prova krahasuese për varietetet e grurit dhe misrit që jepnin prodhim më të lart dhe bëra seleksionimin e tyre.
● Në zonën e ulët 400-500 m lartësi nga niveli i detit, për misrin kultivova varitet me
cikël të gjatë ku morëm mbi 100 kv misër për ha.
● Futëm grurin e bardhë “Agimi” dhe morëm 5-6 kv për dynym.
● Futëm e kultivuam grurin “Dajti” i cili pati kapacitet të lartë prodhues deri 8-9 kv për dynym. Eksperimentet fillimisht i bëmë në Katri dhe pastaj i futëm në prodhim të gjerë.

Gjatë kësaj periudhe në mënyrë graduale ndryshuam strukturën e drithrave të bukës dhe kooperativa bujqësore filloj të marr rendimente më të larta në prodhim, krahasuar me vitet më parë”.

Në vitin 1981 emërohet kryeagronom në Kooperrativën Bujqësore “Shkëndia” Zall-Bastar me kryetar Rexhep Canin. Punon në këtë detyrë deri vitin 1986. Duke u kthyer në retrospektivë, Nuriu shton: “Në degën e prodhimit që drejtova, kam punuar me këta agronomë: Skënder Xhiku, Mitat Koçi, Nazim Gruda (sot pedagog në Gjermani), Elmaz Koçi, Haxhi Vogli, Osman Pëllumbi, Hajdar Tafa, Mustafa Sali Lila. Gjatë kësaj periudhe rezultatet në drithra, perime dhe patate qenë në rritje.

Rendimenti në qepujkë shkoj 80-100 kv.ha. Qe varitet i veçantë dhe shkonte për eksport. Patatja shkoj 250-300 kv për ha. Për kohën qenë rendimente të larta. Gjithçka te ne bëhej mbi baza shkencore konform kushteve agroteknike. Pas largimit të kryetarit të kooperativës, Rexhep Cani e zevendësoj atë për një periudhë 6 mujore”.

Në shtator 1986 emërohet Kryetar i Kooperativës Bujqësore “Jeta e Re”, Zall-Dajt ku qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 1991. Në këtë periudhë pati, si agronom: Met Belegu, Shefqet Sida, Mehdi Sulejman Hoxha, Mehmet Hidri, Rexhep Moqi. Zoteknik ka qenë Beqir Llusha, ndërsa veteriner Haziz Dajti. Për këtë kohë si kryetar kooperative, Nuriu shprehet: “Gjeta një gjendje ekonomike tepër të rëndë, ku vlera për ditë pune qe 3 lek të reja. Ekonomia qe e zhytur në borxhe. Si masë të shpejtë ndërmora forcimin e disiplinës nga qendra në bazë. Forcova kontrollin me grupet përkatëse dhe minimizuam shpërdorimet në format e ndryshme të tyre.

Kryesorja që u bë nga kryesia dhe unë si kryetar qe: Ndryshimi istrukturës së drithrave të bukës; shtimi i foragjereve dhe rritja e prodhimit të qumështit tek blegtoria, etj. Kjo nuk qe e lehtë, por brenda një viti arritëm të shlyejmë të gjitha detyrimet e shtetit. Dita e punës arriti nga 3 lek të reja në 10.5 lek. Për tre vjet u arrit: Stabiliteti ekonomik, fondi i garantimit, vlera e ditës së punës arriti në 12.5 lek, që kuadrot të paguan me rrogë.

Këto arritje qenë të mira për kohën, më motivuan më shumë, më dhanë një kënaqësi shpirtërore”. Për të gjitha këto arritje ai dekorohet nga Kuvendi Popullor, me motivacionin: “Për arritje të rezultateve të larta në prodhimet bujqësore”.

Në vitet 1991, ai emërohet Kryetar i Këshillit Pluralist të Përkohshëm i Fshatit Zall-Bastar.
Zgjidhet si Sekretar i Këshillit të Komunës nga viti 1997 deri në vitin 2015. Në këtë detyrë është dalluar, për një komunikimin të mirë me njerëzit, për ndihmën e dhënë banorëve, për zbatimin e ligjshmërisë në marrjen e zbardhjen e vendimeve të këshillit.
Në vitet 2015-2016 qe punonjës i Njësisë Administrative Zall-Bastar.

Në vitin 2019 del në pension dhe punon në një biznes privat që përket fushës së tij.
Eshtë martuar me Fatime Taren e cila ka mbaruar arsimin e lartë për Ciklin Fillor. Kanë lindur tre fëmijë, të tre me arsim të lartë. Suela ka mbaruar Fakultetin e Infermierisë. Klodi ka mbaruar për Ekonomi-Financë në U.B.Tiranës. Beqiri ka mbaruar Fakultetin Ekonomik Tiranë.

Arsimimi i fëmijëve është kenaqësia më e madhe e prindëve!

Ibrahim Kabili
Tiranë më 28.05.2022

2 KOMENTE

  1. S’ka kenaqesi me te madhe,per MESUESIN-ish Nxenesit e Tij-PARAPRIJNE ne JETE!

    Me kenaqe, me sinqeitetin e shkrimit i nderuari Ibrahim Kabili,une ne ate zone nga 1966-67 mesues e Drejtor shkolle sa zone,ne ZallMneri e,ne Zalldajt(1967-73),njohur ato ecuri qe shprehni ju,dhe per figuren e Nuri Sites,ish nxenes i viteve tona,bere nje nga kuadrot e para,te atyre viteve.Ju me kenaqet me sinqeritetin si shkruani,pa politizimet e kohes…Me kenaqe dhe per kuadrot e arresimit qe permendi,shumica ish nxenesit tone ato vite, sa kuadro nga qyteti,qe do te thosha ka vend,per ti theksuar si beni;per Myrvete Fetiun e Skender Shkreten e mjafte mesuese,lene mbresa ato vite.Pa tjeter,shkrimi eshte per figuren e Nuri Sites dhe mire e keni. I uroj shendet e mbrodhesi Nuriut me ata femije te suksesshem dhe,gjithsa permendei per ate ZONE-dobesia ime si ju thashe 10 vjet punuar ne sektorin e arresimit,mbresa te pashlyeshme marre,si i pari drejtoe na Zall-Dant hapur shollen 7 vvjecare 1967(shtator)sa ne vijimesi te MESMEN Bujqesore me 1971.(keq me vjen ajo mbyllur pas 90tes). Miresi Ju uroj Asaj ZONE qe eshte baza e KOMUNIKIMIT me Burelin-Peshkopine e tej kufirit akual-me Maqedonine. Eshte zone me prrespektiva… Pensionin ta gezoje i palodhuri Nuri Sita sa femijeve suksese.Juve si gjithnje PENA zhive…! Toronto 30-05 -2022 Une-Prag 86 vjetorit,qe po e festoj tej oqeanit mes Emigranteve,me MESUES te gjuhes amtare, hapur ne vite ketu ne Toronto sa mbare Kanadane. Miresi UROJ!

  2. Të falenderoj shumë, profesor!
    Vital dhe mendje hollë mbetesh si gjithnjë…
    Edhe një qind vjet të tjera jetë të keni, dhe ti kaloni andej dhe këtej dhe oqeanit!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.