Pse nuk e nisi punën Katedra Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago?

0
310
Universiteti DePaul, Chicago

Në shtetin e Illinoisit jetojnë më se 40 mijë shqiptarë nga të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike dhe nëpër vite mërgata shqiptare ishte një krah i fortë në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës si dhe për ndryshimet demokratike në Shqipëri pas rrëzimit të regjimit komunist.

Në rreshtat e parë të frymës kombëtare dhe pika e unifikimit për të gjithë shqiptarët në Çikago, ishte figura e njeriut patriot i kombit, Hydajet Bregu, i cili me sukses e udhëhoqi Komunitetin Shqiptar (KSHA) dhe përmes projektit të tij kombëtar, çështja shqiptare në hapaësirën etnike në Ballkan u bë pjesë e diplomacisë dhe të mekanizmave tjerë shtetëror të Amerikës të Senatit dhe Kongresit në Washington.

Për njeriun e fjalës së burrërisë,të trimërisë dhe të mbushur më nektarin e dijes në Shkollën Normale të Elbasanit për profesionit e mësuesit, Hydajet Bregu për shkaqe të rrethanave të kohës nuk arriti të bëhej mësues i shkollës shqipe në Mitrovicë të Kosovës. Në rrjedhë të kohës ai si shumë shqiptarë të tjerë nga Shqipëria, Kosova Maqedonia, Ulqini, Çamëria dhe Lugina e Preshevës morën rrugët e mërgimit këndej detit në Amerikën e largët.

Për të parë nga afër se kush ishte njeriu me shpirtin e madh të kombit, Hydajet Bregu, pati lënë amanet për brezat e rinj shqiptarë në Çikago, që nga thesari i pasurisë së tij të krijuar me djersë e mund në këto hapësira të Amerikës të akordoj 5 milionë dollar në Universitetin DePaul dhe për hapjen e Katedrës Albanologjike për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Amaneti i tij hapja e Katedrës Albanologjike nisi para dy vjetësh në Universitetin DePaul në Çikago dhe u bë lajm i gëzuar për brezat e rinj shqiptarë, të studentëve në universitetet amerikane si dhe për botën e dijes universitare dhe akademike në Prishtinë, Tiranë dhe RVM-së. Për të udhëhequr projektin amanet të kësaj katedre e para e këtij lloji në Çikago, iu besua dr. Gazmend Kapllani nga Lushjna e Shqipërisë, që kishte studiuar dhe kishte marrë gradën e doktorit të shkencës në një universitet të Athinës.

Për hapjen e Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago pati shkruar në shypin e kohës prof. Skënder Karaçica në rolin e albanologut dhe të popullarizuesit të albanologjisë. Në shkrimet e tij ai propozoi të shkruhet projekti, puna e semestrave, kalkulimi mësimor historike, linguistike, onomastike, toponomostike dhe folkloristike në rrafshin shkencor dhe të përvojës së hapjes së Katedrës Albanologjike në shumë vende të Evropës dhe në botë në shekullin e kaluar. Në dritën e udhës së dijes për Gjuhën Shqipe përmes Katedrave në Vatikan dhe Vjenë, këto dy vende, sipas kronikave të kohës, hargjonin 1 milion franga ari në vit për shkollimin e shqiptarëve dhe për Gjuhën Shqipe Indoevropiane.

Hapja e Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago tash dy vjet ka mbetur veçse si emër dhe lajm i ditës përmes gëzimeve të shqiptarëve në Amerikë dhe në atdhe, por ende nuk ka nisur punën mësimore përmes programit, të projektit dhe të semestrit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare për të gjithë ata që do të dëshirojnë të mësojnë shënjën kombëtare më të lashtë ndër gjuhët e popujve evropianë në këtë tempull të dijes.

Për të hedhur dritë dhe për të informuar opinionin e gjërë në Amerikë, Prishtinë, Tiranë dhe Maqedoni, dr. Gazmend Kapllani në rolin e drejtorit të Katedrës Albanologjike në Universitetin DePaul në Çikago, të japë sqarime pse deri tash kjo katedër nuk nisi punën mësimore me programin, semenstrin dhe kolkuimi në rrafshet shkencore-kërkimore më prezencën e albanologëve nga Prishtina, Tirana, Maqedonia si dhe ata ndërkombëtar?

Amaneti i Hydajet Bregu dhe thesari i tij i akorduar prej 5 milion dollarë për brezat e rinj shqiptarë në Amerikë dhe Katedra Albanologjike në Universistetin DePaul duhet të realizohet në nderim të jetës dhe të veprimtarisë së tij kombëtare, ku përkrahja në fushën e organizimit dhe të punës mësimore nuk do të mungojë.


Prof. Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.