Kontratë

0
294
Namik Selmani

Namik Selmani

Futim në valixhet e mërgimit zemërata e vogla të viteve
Për t’i hedhur më tej si plehra në kosha matanë oqeaneve
Për një vezë të marrë natën në kotecet e fqinjëve,
Për një tokë të pandarë akoma në brinjët e maleve.
Largojmë zemëratat për një sherr grashë në sheshe lagjeje
Kur fëmijët grinden për një top e për një kukull lecke.
Dhe qajmë heshturazi për gurët e lëmuar nëpër pragje
Që mbesin pa njerëz, me bar e të palyera me gëlqere.
Ç’është kjo kontratë që bëhet pa gjykatës, avokatë, noterë?
Që fshin zemëratat si retë e shpirtit qiejve të largëta
Dhe grindjet e vendlindjes të bëkan nostalgjikë në jetë.
E kthehen në mjegulla që mbulojnë si plisa burash maja.
Dhe të duket se pikëlojnë sa një pikë vesë në bar e lule.
Dhe të bëhen pentagrame kënge pa qenë një ditë kompozitor.
Kontrata përcillet në breza që shtigjeve të mërgimit sulen
Të bëhet shall i ngrohtë për dimrat e gjatë të mbuluar me borë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.