Të shkruajmë për Atdheun

2
3272
Naim Frashëri

Të shkruajmë për Atdheun

Në kalanë poetike të shpirtit të kombit
fryn frymë e tallazeve për në udhëtim
fryn frymë e tallazeve për në kohëra
fryn frymë e tallazeve për të ardhmen.
Trim, kështu jeta ndjek rrjedhën e saj.
Heronjtë kudo gjenden brenda luftave
më tha gjakja e muzës së arbërorëve,
poet, nuk ka natë t´fundit për dardanët
e ëmbla dashuri për dheun na mbanë.
Shkrimtarë shqiptarë të pellazgoilirisë
ju që i dhatë gjuhë dhe art tokës tuaj,
ju i dhatë art këngës së bukur shqipe,
rendni të ngjiteni majë syrit të maleve
dhe majë fjalës së shkruar poetike, se
ju jeni gjuha foljore dhe gjuha librore,
që i rrënjuat fjalët shqipe në poezitë e
juaja. Poetë, s´ka dridhje të kohës që
mund ta tund fjalën e juaj shkrimore,
as dridhje të fjalës për një epokë të re
tharm i shpirtit e i mendjes së Naimit
është art i gëzuar dhe lexohet bukur.
Gjuha shqipe ka një forcë organike,
të fjalës së folur dhe të fjalës poetike,
të shprehjes së dhimbjes dhe pasionit.
Në kalanë poetike të shpirtit të kombit
fjala dhe shkronjat janë libri i gjeniut
libri i dashurisë dhe i shumësisë sonë
libri i pëflakjeve të majave të arbërit.

Atdhe GeciDortmund, 2022

2 KOMENTE

  1. Atdhe Geci me te lumte sa shkruan kryefjale te mendimit Atdhetarizmin alvruar.
    Si Naimi ..Cajupi.. Azdreni dhe te tjere nje ete per Atdhetarizmin shkruar,
    Ne jete te jeteve BREZAT keta dhe gjithnjepopull… me VIJUMESI-Pasuar…
    Me te lumte ajo pene Atdhe Geci ; mbares ndjenat shqiptaree perfaqesuar!

    Mbare Atdhetare Shqiptare ngado jetone BETUAR JANE:
    *I BIJEN BOTES ane e mbane Po Jo dhe Jo! NUK e HARRONE VATANE !
    Në Toronto – mes Gushti 2022 – manifestojne UNITT – bashkeatdhetaret TANE!
    Mes Tyre *Pasuesit Veterane* Festat mbare kombetare FESTOJNE…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.