Shoqata “Trojet e Arbrit” organizon sesion shkencor madhështor për Monsinior dr. Zef Oroshin më, 13 qershor 2022 në Lezhë

0
253
Sesion Shkencor për Monsinior Zef Oroshi

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” njofton opinionin e gjerë shqiptarë që të marrin pjesë në sesionin e VI-të, të veçantë shkencor që do të mbahët në Hotel “Liss” në Lezhë më, 13.06.2022 në ora:10:30 me temën: “Veprimtaria shkencore, fetare dhe luftarake e monsinior dr. Zef Oroshit“.

Për herë të parë studiuesit dhe studiueset me fakte shkencore do ta ndriçojnë veprimtarinë shkencore, atdhetare, fetare dhe luftarake të Monsinior dr.Zef Oroshit. Të gjithë ata që deshirojnë të paraqitën me një temë ju njoftojmë se afati i fundit është1 qershor 2022. Një rëndesi të veçantë do t’iu jipet edhe përndjekjeve, vrasjeve dhe burgimeve që janë kryer nga komunistët në vëllezërit dhe familjën e ngushtë të monsinior dr.Zef Oroshit.

Po ashtu do të flitet edhe për librat të cilat janë botuar nga studiuesi Tomë Mrijaj njohësi më i mirë i jetës dhe veprës së Monsinior dr. Zef Oroshit.

Ju mirëpret kryesia e Shoqatës se Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” Prishtinë – Tiranë -Shkup – Prizren – Kiel – New York

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.