LUMIR LARGOJE MYKUN NGA LDK E PASTAJ KALLE

0
453
LDK Logo

LDK-ja “ndizet” në Zvicër:

/Është e turpshme t’i shpëblesh shkaterruesit e LDK-së/

LDK-ja jo veç te “ndizet” në Zvicër por ajo edhe mund te kallët në Zvicër e kudo tjetër sepse nuk mund të ngritët, jo në kembë por as deri ne gjunjë pa i krye gjynahet dhe mekatet e të tjerve qe e prunë në këtë dergjë LDK-në, sepse:

Lumir LDK-ja pas fatalitetit qe e përjrtoi shumë keq, shumë ulët dhe denigrues nuk e pastrove deri ne fund partinë, por zhonglat qe e përmysen LDK i lë edhe me tej mbrenda LDK-së të cilët nga jasht tani po ulurojnë, po bërtasin bile edhe po e neçmojnë LDK-në duke u bërë telall i saj, bile më te zhurmshëm janë ata se sa vet udheheqeja aktuale e LDK ne krye me Lumir Abdixhikun.

Lumir Abdixhiku

Por LDK-ja për të ndezë e për me shumë për me e kallë atmosferën elektorale kur ato te mbahën duhet qe proceset e reformës te nisura të qohën deri ne fund pa kurrfar dhembje ndaj kujdo qoftë.

LDK duhet te jetë e pa meshirshme për ate qe LDK e sollën buzë humnerës e jo te ledhatohën edhe më tutje e te sorollatën reth e përçark LDK

LDK duhet urgjentishtë të pastrohet nga myku i rrenuesve të LDK siç janë:ish-kryetari Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Skender Hyseni, sepse këta ishin klani “mafioz” i Isa Mustafës qe ne bashkëpunim me Hashim Thaçin për detyrë e kishin “vrasjën” e LDK te cilën edhe e bën duke e rrxuar ne vetem 12%, qe si te tillë këta pa asnjë hamendje duhet te largohën nga partia.

1. Së pari, ish-kryetari Isa Mustafa.

Isa Mustafa - nënshkruan demarkacionin

Isa Mustafa pa qenë hiç anëtar i LDK e rrembeu me mashtrime, dredhina dhe rrena me bazë sharjën e PDK dhe SHIK, por e tradhetoi anëtaresin dhe elektoratin e LDK dhe vrap e trup pasi i mori frenat e LDK iu bashku PDK se Thaçit por edhe mikloi turpshëm edhe me SHIK-un.Isa Mustafa qellimisht si për inat te anetaresisi se LDK bërë çdo te mundur që Hashim Thaçi te bëhët president, edhe pse LDK e kishte amanetin nga Presidenti Ibrahim Rugova si ky njeri është i rrezikshëm për shtetin dhe nuk duhet lejuar te ngjitet ne te, por Isa Mustafa si një antirugovist i përbetuar e beri te kundërtën duke e votuar qellimshem kunder parimeve dhe qendrimeve të LDK Hashim Thaçin për President, të cilit ia pa sherrin krejtë Kosova.

Isa Mustafa nuk ka bashkëpunuar me askend brenda LDK, ai ka sunduar me LDK, te vetmin bashkëpunim e ka patur me Hashim Thaçin për shkaterrimin e LDK çfarë bëri te mundur përqarjet mbrenda LDK sidomos lufta e tij ishte me nenkryetarën e LDK Vjosa Osmanin e cila ishte e vetmja qe e kundërshtonte Isa Mustafën, çfare edhe ne menyrë arbitrare e perjashtoi nga Partia por qe ajo ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 mori tri herë me shumë vota se sa krejte LDK-ja.

Pas kesaj katastrofe qe Isa Mustafa e solli LDK buzë germinës LDK dhe kryesia,por as Këshilli i Përgjithshem nuk ishin në nivel te detyrës nuk ndrëmori kurrfare masash ndaj tij por doreheqeja ishte vetem akt i tij personal.Nuk u diskutua askund as ne Kryesi, as në Këshillin e përgjithshëm për shkaqet se pse LDK erdhi ne këtë dergjë. Por, për me qenë edhe më keq ky Këshill i Përgjithshëm në shenjë falenderimi dhe respekt qe Isa Mustafa e solli ne këtë gjendje LDK e mbuloi turpi duke e shpallë ate Kryetar nderi te LDK. Tashti Isa Mustafa po ia “kthen” mizat me grushta LDK, është bërë i zeshëm byrketët si telalli duke e përdhunuar edhe më tutje LDK. Bile shkon edhe me larg sa qe nuk është penduar fare për shkaterrimin e LDK duke theksuar se përseri do te beja te njejtën gjë.

2. Së dyti, Agim Veliu.

Agim Veliu është pjestar i Klanit mafioz te Isa Mustafës qe e shkaterruan LDK. Ky është një figur e vjeter në LDK në Podujevlë i cili vazhdimisht i fitonte zgjedhjet me duar n’nxhepa derisa nuk i doli përpara Shpejtim Bulliqi dhe ne dy palë zgjedhje ia mori Podujevën. Si anëtarë i Klanit mafioz te Isa Mustafes Agim Veliu me ndihmën e Hashim Thaçit edhe u be ministër i mbrendshëm ne qeverin Kurti I, jo për ndonjë meritë por qe te mos zbulohën krimet mafioze të kupoles së krimit te organizuar ne krye me Thaçin-Mustafën dhe Hrajdinaj. Bile edhe taks forcën e cila filloi te kryejm punë te mira rreth korrupcionit e shuan menjoherë posa erdhi si minister sepse ishte edhe vet i inkriminuar aty. U lidh fort më PDK dhe me klanin Pronto bile dhe me fije te pa tejdukshme me SHIK-un.

I doli në krah Isa Mustafes e Hashim Thaçit për denigrimin e figures emblematike te Vjosa Osmanit presidentes se tashme të Kosovës. Duke ngren me dy lugë edhe ne LDK edhe me lidhje mafioze me PDK ky njeri arrijti te korruptohet duke krijuar pasuri enorme. Si i tillë, tashti ai po sillet shah n’vedi duke mos i përfill qendrimet dhe parimet e LDK, si i till ky njeri nuk e ka më tejë vendin në LDK është i demshëm për LDK dhe duhet të largohët urgjentishtë.

3. Së treti, Lutfi Haziri.

Edhe Luta-Lutfi Haziri poashtu i përket klanit mafioz te Isa Mustafës, i cili mori pjesë ne shkaterrimin e LDK, por ky njeri ka lidhje te forta te “besa-besës” edhe me Klanin Pronto te Hashim Thaçit, e ne veçanti filtron me SHIK-un. Është një figurë kontravreze i cili me shumë punoi për PDK dhe Hashim Thaçin se sa për LDK. Ishte idhetar i flakët për ndarjën e Kosovës, për shkembim territoresh, i cili i doli ne krah Hashim Thaçit në këtë drejtim. Nuk gezon nodnjë simpati te posaçme ne LDK për shka se edhe i humbi zgjedhjet bash në Gjilan ne bsationin e tij. Duke i patur për fakte lidhjet e tij me Klanet mafioze te LDK dhe PDK ka arrijetë qe te krijoj pasuri enorme.

Eshtë për çudi dhe jo fortë e lavishme për LDK dhe kryetarin e saj Lumir Abdixhiku se Lutfi Haziri si humbës i zgjerdhje te jetë përseri ne LDK bile edhe në pozitën e nenkryetarit ne vend se te ishte jashtë LDK. Që shtyri Lumir Abdixhikun të veproi kështu tuzrpshëm kundlr interesit te anëatresisi dhe elektoratit vetem ai e din.

4. Së kateri, Skender Hyseni.

Ky njeri qe dikur ishte fatekeqesisht i afërtë me Presidentin Ibrahim Rugova, dhe duke e patur dredhitë dhe mashtrimet e tij, Rugova paska qenë me fat, qe nuk e ka pesuar nga ky njeri debil, mafioz i dy klaneve te atij te LDK dhe PDK, i afërtë me Hashim Thaçin, është një karrijerist i felliqet pa masë, pa parime e qendrime, ky njeri është ne gjendje të të “lerë ne lloq” për pak send. Iu bashku mafis politike ne krye me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën qe se bashku me te korruptuarin, ambasadorin e shpallur për “non grata” ne Gjermani Richard Grenell një proserb i përbetuar me ç’rast krijuan lidhjën e “treshit te dreqerve” Grenell-Thaçi dhe Mustafa për te bërë grushtet në qeverin Kurti I, i cili ishte kunder parivene te demokracis amerikane.

Por, populli amerikan e pa qartë se kush është ky njeri ambasador i korruptuar qe se bashku me shefin e tij Trump, populli amerikan i gjuajti si stervinat jashtë në humnerë. Por, sikur shefi i tij Isa Mustafa edhe Skender Hyseni koheve e fundit po del si nje gjyqe n’rremë duke piskat dhe ulurit nepër media se se jamë dikushi, bile del edhe kundër LDK. Ky debil njeri pa pikë fytyre i ofendoi edhe familjaret e familjeve te të vrarve si te dyshuar nga SHIK për çka edhe kanë nisë te zbardhën ne gjykatën e Hagës, dhe bashibuzuk i mjerë, rrobot me trup e fytyrë u del ne mbrojte te akuzuarve ne gjykatën e Hages.

Pra, z.Lumir Abdixhiku LDK jo vetem qe mund te “ndizet”, por ajo edhe mund te kallët krejtesishtë kah do qe te shkonë para nje grusht simpatuzuesve por Lumir Abdixhiku një gjë duhet ta kënë te qartë si loti se pa e pastruar LDK nga myku i këtyre figurave denigruese ajo kurrë nuk mund te vijë ne vehte, nuk mund te ngritet, e as te qohet, bile nuk mund te ngritet as deri ne gjunjë.

Populli, anetaresia dhe elektorati i LDK nuk i donë edhe më tutje këto figura te djegura, mafioze, te qelbura te cilat e shkaterruan LDK.

Më këta njerzë LDK e ka te garantuar humbjën kurdo qe shkonë ne zgjedhje.

Lumir koha është për veprim duhet ti qerosh hesapet me shkaterruesit e LDK, qe e quan deri ne 12%, e jo ti shpëblesh më pozita për shkaterrimin qe ia bën LDK.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.