BASHKË TË K’NDOJMË NA PËR MALSINË

0
296
Ramazan Çeka me çifteli

BASHKË TË K’NDOJMË NA PËR MALSINË

Në dorë mora çiftelinë,
Dola n’bjeshkë për me këndu,
Pashë një vashë porsi blerinë,
Rranxë njaj hije tuj pushu.

Vasha e bukur porsi zanë,
Menjëhere zuni me k’cy,
Me buz’ n’gaz nisi tuj m’thanë,
A t’vij djalë të k’ndoj me ty.

Boll mirë vashë moj je tuj thanë,
Ardhsh e bardhë e mirë se vjen,
Ti me valle, unë me kangë,
Pranver’ bjeshkës po i bjen.

Hajde djalë, o djalë i ri,
Ma m’so mua çiftelinë,
Edhe unë dua t’i bi,
Bashkë të k’ndojmë na për Malsinë.

Bjeshkëve t’nalta jehoi kanga,
Dhe bilbilat zunë t’këndojnë,
Ushton Cemi, bjen dhe lavda,
Kangën tonë ta shoqërojnë.

Ramazan Çeka

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.