Arti i Musa Güney

0
720
Musa Guney

Ilir Muharremi, kritik i artit

Shpirti i artistit është i lidhur me natyrën, ajrin, ujin, gjethet e lagura, aromën e tyre, diellin e mëngjesit, muzgun dhe barin e njomë. Ekzistenca e njeriut influencohet nga mushkëritë e natyrës, simfonitë e saj reflektojnë melodi nga ky konflikt zinxhiror, pra domethënës, real, e përtej reales, vetëdijës, të gjitha të ngjeshura në shpirt, të lyera me bojë dhe përmes tyre artisti Musa Güney artist nga Turqia realizon një atmosferë abstrakte me dritën e cila shpesh vihet në qendër të kompozcionit. Ai e ndjen ngjyrën si pasion i gjallë dhe dinamik, andaj edhe e përjeton bashkëlidhjen me formën dhe përmbajtjen sepse ngjyra është simbol i fatit njerzor, vet ajo ka dritën që prek shpirtin e artistit.

Këto ditë gjatë qëndrimit tim në Stamboll të Turqisë, pasi i shijojja bukuritë e këtij qyteti, muzetë, kishat, xhamitë, pallatet, pazaret, natyrën, rrugicat e ngushta të lagjes Taksim, me kalldërm të vjetër, fasda të vjetra që vërtetë të relaksojnë, kisha rastin ta vizitoj artistin Musa Güney dhe të llafoseshim në atelietin e tij për artin e tij dhe artin e sotëm në botë. Ajo që ta provokon syrin, mendjen dhe shpirtin janë pikturat abstrakte me peizazhe ngjyrore, dhe nëse i shtrinë në tokë kompozicionet ato duken ende më të gjalla sepse vet tokën që e shkelim nuk e vërejmë bukurinë e saj. Syri i artistit kuadron këtë abstraksion, këtë fragment nga këmba e njeriut e deri te estetika e shpirtit.

Abstraktja nuk është vetëm abstraket te artisti Güney, është një realizëm prapa perdes sidomos mes raporteve të formës me hapësirën që krijojet me ca vija të drejta në planin e parë, duken sikur mblidhen në një pikë në mes të pikturës edhe në anën e majtë të kompozicionit, ose janë si xhama të thyer që qëndrojnë përballë peizazhit.

Disa nga format janë të lëvruara nga impasti, me qëllim të trajtësimit të mëtutjeshëm me anë të ngjyrës së çiltër, e që në to shkrihet drita e muzgut në errësirë. Tokën e ndjejmë në pikurën e Güney, ujin e shijojmë, ajrin e thithim brenda mushkërive, dhe kjo mundësohet përmes disa teksturave në formë të fragmenteve. Ndjejë edhe zjarrin e nayrës që djeg zjarrin e zemrës për një fuqi që vet natyra e krijoji për të kontaktuar pra njeriu me të.

E kuqja e shkallëzuar, magma e vullkanit, nxjerr forma të zjarrta, e verdha shkrihet deri në tejdukshmëri, dikund është e lehtë, por me sasi të fortë të dritës, theksojnë fabulën kompozicionale, por gjithmonë e më shumë harmonizohen me tërësinë kompozicionale, por edhe me elementet figurative. Ngjyra është tingull, në harmoni, ka ritëm, është sonet sikur një kompozitor dëgjon breshërinë e mendimeve të brendshme, dhe nga ajo rrëmujë sistemon arsyet dhe mendimet në pamje dhe fragmente.

Në artin e tij vërehet i qartë edhe vizatimi, por edhe fuqia e ngjyrës me formën me një dinamikë që fuqizon kompozicionin. Nganjëherë toka dhe qielli afrohen dhe afrohen, ngjeshën, bëhen pjesë e një hapësire imagjinare, irreale dhe vizuele. Nga një botë, nga një imazh fotografie i vogël, krijohet një univers i madh e i arsyeshëm.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.