Doktrinat fashiste të luftës të Vladimir Putinit!

0
381
Dariya Marchenko - Putin - fytyra e luftës me gëzhoja plumbash

Skënder MULLIQI

Intervenimin ushtarak në Ukrainë, Putin e arsyeton më gjoja gjenocidin mbi minoritetin rusë në republikat e vetëshpallura në Donjesk dhe Lugansk, dhe gjoja më demilitarizimin e këtij rajoni më pretekst së aty sundojnë “nacistët dhe narkomanët”. Putin nuk ka bërë kurrë deri më tash ndonjë veprim racional. Sulmi mbi Ukrainë na përkujton kohën e Hitlerit dhe të Stalinit.

Presidenti i Rusisë po vepron kështu më shtete të vogla dhe më të dobëta ushtarakisht. Sipas tij këto shtete nuk duhet të kanë pushtete sovrane, ushtri të vetën dhe as territor ! Regjimi i Putinit po mëndon më kthyer kohën e para Luftës së Ftohtë, të kolonializmit. Sipas Putinit Ukraina nuk ka drejtë në sovranitet dhe integritet territorial. Ai më veprimet e tija po bazohet në Rusinë Cariste të cilën e kishte menduar Lenini. Me intervenim ushtarak në Ukrainë është bërë shumë e çartë doktrina e politikave të jashtme të Rusisë.

Doktrina që më qdo kusht të përvetësojnë territore të huaja. Këtë doktrinë e kishte lançuar Brezhnjevi, në kohën e Luftës së Ftoftë. Kjo doktrinë ushtarake ishte së cila republikë tenton të shkëputet nga Bashkini Sovjetik, të intervenohet ushtarakisht. Këtë hegjemoni dhe këtë ndikim që e kishte dikur, Rusia e Putinit po mundohet më e kthye më luftë, duke i pushtuar një nga një të gjitha republikat.

Rrjedha e ngjarjëve të luftës në Ukrainë po tregon së nuk po i dalin planet Putinit për pushtim të shpejtë të Ukrainës dhe të dorëzimit. Ukrainasit po e stopojnë më luftë në qdo cep të adheut doktrinën e zgjerimit më territore nga ana e Putinit. Cari i ri rus, edhe pse po shkakton gjenocid, do të lidhet një ditë për këmbët e veta!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.