KINEMA: ‘Portreti i pambaruar i Clara Bellinit’, ‘Filmi më i mirë, me metrazh të gjatë’ në Festivalin e Karlsruhe

0
789
Niko Ajazi - film Portreti i pambaruar

SOCIALE

Nga: Euronews Albania, 26-09-2021

Filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, me fotografi të Nino Celeste, ftoi çmimin si “Filmi më i mirë” i gjatë në edicionin e 21, të Festivalit të Kalsruhe në Gjermani.

Një bashkëprodhim shqiptaro-italian i vitit 2019, mes Mediavision e Mediterrania production, mbështetur nga QKK, Euroimage dhe Ministria Italiane e Kulturës, filmi vjen me pjesëmarrjen e një kasti aktorësh nga më të mirët në dy vendet si Remo Girone, Marta Gastini, Beatrice Aiello, Olta Daku, Guljem Radoja, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku etj.

Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” sjellë një histori të pamundur dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Historia e tyre e dashurisë është gjetja për të ripërcjellë edhe njëherë atmosferën e dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste.

Edicioni i 21, i festivalit ndërkombëtar i filmit: Karlsruhe, Indipendent Days, u zhvillua nga 21-25 shtatori.

Nga 1200 filma të paraqitur nga 90 shtete, juria selektoi 140 filma, të metrazhit të gjatë e të shkurtër, prej të cilëve 8 u vlerësuan me çmim.

Tani në knema – Trailer:

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.