ZËVENDËSI I DOKTORZIUT

0
923
Dhimiter Ligori - karikaturë

Dhimitër Ligori – karikaturë

Kalosh Çeliku NGA KALOSH ÇELIKU

Skizofrenia si sëmundje “kriza” e shoqërisë moderne, mezi shërohet me vite e vite. Zakonisht, manifestohet, me halucinacione akustike e deluzione paranoike. Çrregullim mental, i cili karakterizohet me shkatrrim të procesit mendor dhe përgjigjes emocionale. Deluzionet e madhështisë paraqiten, kur ti mendon se je shumë i veçantë, apo ke fuqi e aftësi të veçanta. Paranoiku, dëgjon gjëra që të tjerët nuk i dëgjojnë, sheh gjëra që të tjerët nuk i shohin, nuhat gjëra që të tjerët nuk i nuhasin, ndjen diçka që po ia prek lëkurën, pa e prekur fare, shijon diçka që nuk është aty në sofër.

E përjeton veten si i huaj, një tjetër njeri, të cilit i mungon aftësia e vënjes të kufirit midis Un -it (vetes) dhe të tjerëve në ambientin rrethues të shoqërisë. Shkaku çrregullimit të të menduarit, i cili ka halucinacione pamore, dhe sidomos dëgjimore: dëgjon zëra, fjali të tëra me përmbajtje të këqia ose të mira të cilat beson se i vijnë nga jashtë për qëllime të caktuara “patriotike” atdhetare.

Fatkeqësisht, shqiptarët siç duket këtë sëmundje serioze të shekullit XXI, duan ta heqin qafe brenda një dite. Ose, një nate. Gabim i madh historik. Konkurencë shkencore, sot për sot i bënë vetëm Facebook. Shkenca, këto ditë ka zbuluar një bar të ri për shërimin e sëmundjes së shekullit: You Tube. Facebook. Instagram. Edhe, Tik Tok… Shërimi nga kjo sëmundje e rrezikshme që e ka pushtuar botën, të cilën shkenctarët e krahasojnë me drogën, hiç më pak kushton rreth katërmbëdhjetë mijë dollarë.

Punë tjetër është ajo, se: personazhi im Zëvëndësi i DoktorZiut, nuk “vuan” nga kjo sëmundje e pashërueshme (“droga” politike), po nga paranoja e rrufjanit, një sëmundje tjetër e rrezikshme patologjike. Fatkeqësi e shekullit, që sot për sot ende nuk ka ilaçë (barëra). Prandaj, edhe nateditë rrinë në internet, u ka vënë pusi shkrimeve të mia me komente teknefese. Mirë, do të thoni ju, po nuk di të bëjë punë tjetër si kukubecë Bostani, në mes të fushës me laraska e sorra të zeza?!

Jo! Paranoiku ka mëkate mbi samarë që nga koha komuniste, sistem i egër monist që i la edhe pasoja shëndetsore, kur sa herë që ia bënin me gisht funksionarët e Partisë Komunistetë, kukullave në gazetën e “vëllazërim – bashkimit”, ai na ndërseheshte me të katra pas shpine. Vite më vonë, Paranoiku me “fajin” tim si kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar do të na përvidhet edhe në Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: “Ditët e Naimit” (1997), në Tetovë.

Gjithë kohën, atëherë kur përpiqeshim të ngrihemi më këmbë si institucion, nga strofulla e Doktorziut, që e ndërsente me gisht pas porte, ai do të leh gjithë jetën me një asht në gojë si Këlysh me zgjebe. Përçajë, krijuesit shqiptar dhe do të na ngatërrohet nëpër këmbë vite me radhë si kulturofag i dalldisur shqiptar. Përderisa, një ditë edhe nga atje nuk do ta përzënë me një shqelm bythëve si një bub të zgjebosur katundi.

Profesionin e lehjes pas shpine, nuk e ka harruar edhe sot e kësaj dite. Zoti ia ka dhënë këtë dhunti natyrore, e jo talentin dhe fantazinë artistike për t’u ngjitur majave të larta me borë të Sharrit Plak. Mendja, e rren se: nëse, i ndërsehesh pas shpine ndonjë Krijuesi, atëherë edhe ti vërtetë je i madh në katundin, rrëzë Sharrit Plak. Një nënë e kishte nga sistemi komunist. Tashti, e ka edhe një nënë nga sistemi neokomunist, e cila e punësoi dhe e emëron si antar të komisioneve nëpër institucionet kulturore në shtetin e “përbashkët” për ta sakatuar kulturën dhe Letërsinë Shqiptare.

“Guximin” e mori para disa viteve, kur doli me shkrime teknefese për Adem Demaçin, dhe Hashim Thaçin. Provokime rrugaçi të një partizani partiak. Shkrime e komente teknefese i bënë edhe autorit të shkrimit publicistik në mjetet e informimit. Askushi, mendon, se: ndonjëri, do të ulet me të në një sofër këmbëkryq, ulë veten në nivelin e një kalemxhiu të çajtoreve Shkupit. Dikur, kur e sheh se askush nuk ia varë “kalemin”, merr guximin dhe sulet me emër e mbiemër. Pavetëdije se, një ditë: i gjithë ai mllef shtazarak do t’i kthehet aty për aty bumerang.

Nuk shkon as një ditë, dhe kur sheh se askushit nuk i pergjigjet, e injorojnë të gjithë ato që e njohin si kalemxhi, dhe delë me një sqarim, se: dikush e keqpërdorë emrin e tij duke shkruar komente. Merreni me mend, njolloset alamet “emëri”, i burrit me brekët e kuqe mbi pantollona?! Përsëri, tërbohet si i përçartë plotë sharje e fyerje, flet jerm duke e zbuluar veten më në fund, se: vetë, është autori i atyre komenteve teknefese. Përpiqet, gjithë fajin t’ia hudhë tjetrit duke futur kokën si struci në zall me bythën për mejdani palare, në diell. Trusakatit, si nuk i shkon mendja se, mjetet e informimit i ruajnë gjithë ato E -maile dhe publikime, i dinë me emër e mbiemër autorët e shkrimeve dhe komenteve.

Edhe, e kanë për obligim për hirë të lexuesve t’i publikojnë emrat e tyre, kur “fakiri” autorsinë e atyre komenteve pa asnjëfarë dëshmie dhe argumenti ia mveshë autorit të këtij shkrimi analitik parashikues për Nesër. Përmëtepër, lexuesi e di stilin e autorit për të cilin dyshon ky kulrurofag skizofrenik pa asnjë bërthamë. E njeh origjinalitetin e tij larg me qindra kilometra, po të shkruajë edhe vetëm një fjalë, e ku më një fjali, koment, ose shkrim publicistik me emër e mbiemër.

Ironia e shekullit, edhe sot e kësaj dite pres t’i përgjigjen ata burra “mejdani”, strukur nën sjetullat me poste të partive politike. Kotnasikoti, humb kohë të merrem me këtë këlyshë me zgjebe, që t’i shërojnë komplekset e veta, dhe lëvdohet në çajtoren e katundit se, ka polemizuar me Kalosh Ҫelikun! Dëshmitë artistike, i kanë tek shkrimet publicistike të asaj kohe, dhe librat: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (dy drama 2000), dhe Kultorofagu (antironan, 2006). Terapia ime shëruese: kulturofagu, t’i bie sa më parë vetes përmbrapa te ndonjë mjek – psigolog, në psikiatri. Rreziku i kanoset në tru, ka simptome tërbimi. Nuk e kisha këshilluar të shkojë te Hoxha i Allahut pas ndonjë hajmalie. Mjaftë e ka një të tillë me shkronja arabe dhe turke nën këmishë: Torbën me taxhi për qafe. Koha është për masa serioze parandaluese, t’ia përzënë xhindet. Sëmundjes skizofrenike me kohë t’ia presin rrënjët. Perndryshe, do të sillet rrugëve me kokën nën sjetull, të sëmurë gjithë jetën duke folur vetëmevete me xhindet nëpër qytet.

Edhe, kultorafagu i shkretë: nateditë me vite vetëm ka lehur pas Ujk Malit. Herë pas porte, e herë i strukur nën ndonjë ferrë si lepur me frikën në bark. Shkaku se, Natyra ia ka falë për ditëlindje dhuratë frikën. Ëndërr e sheh Autorin e librave, dhe të këtij shkrimi publicistik, edhe në gjumë. Nuk e ka lexuar tregimin Lepuri me pushkë (1983), kur shkon te burimi të pi ujë dhe zateket ballë për ballë me Ujkun. Përpak, nga frika t’i shpëtonë mesdite në brekë. Shkaku, se: pushka do, edhe zemër. Ashtu, siç do edhe Lapsi. Mendim filosofik, që vlen edhe për Penën me Dy Tyta. Porosi, dhe mësim i mirë ky, për Paraonikun nëse e ka, si ta përdorë dhe kur Lapsin nme Dy tyta. Letërsia, nuk krijohet me frikë. Mjerë ai kalemxhi, që guximin e tij e rrokullisë gjithë jetën në brekët me arna të partive politike.

Gjallë e mbajnë veten nën sjetullat partiake, aqsa janë në pushtet partizanët e tyre në Qeveri. Ditën, që ato vdesin këmbëterma nëpër kabinete, me vete duke i marrë edhe shërbetorët e tyre besnikë me “veprat” sakate arnë përmbi arnë në varr-piramidë si faraonët e Egjyptit. Ruajna Zot, rrezik është nëse edhe në Ditën e Sotshme të mbanë përkrahu në letërsi Doktorziu!/

Lufta me Penë ende nuk ka përfunduar në fushën e betejës. Ende, nuk i kemi përdorur të gjitha armët luftarake. Fishekun e fundit flakë më flakë si, tek ajo kënga popullore kërçovare e Sulë Jetimit: A, more vesh, moj e zeza grue/ me Kaloshin jam fjalue/ Tym për tymi n’atë përrue… Fusha e mejdanit i njeh vetëm trimat. Frikacakët, zakonisht dalin trima pas lufte. Liria e do luftëtarin, thotë Niçe:

Moskokëçarës, përqeshës,
të egër – ashtu na do Urtësia:
ajo është grua
dhe gjithmonë e do vetëm
luftëtarin…

Robëria martohet me frikacakun. Historia, si fis i kaçakëve na njeh me pushkë dhe armët në brez. Edhe me Penë. Burra të pushkës e Penës, që kemi hyrë edhe nga oxhaku. Atëherë, patjetër duhet të keni durim, prisni t’i harxhojmë të gjithë fishekët: Përpara mejdanin, sesa armët.

Honxhobonxhot me këmbëngulje përpara mejdanit, na i kërkojnë t’i dorëzojmë armët e luftës. Strategji e tyre paranoike. Letra “dashurie” anonime më shkruajnë nën shkrimet e mia publicistike gjoja si komente. Në vend që të merren me shkrimin, gjithë kohën merren me fizionominë dhe jetën time private si shkrimtar: mjekrën, kësulën, rakinë e rrushit, shtamat me verë. Miken nën Rrap. Vjellin sharje e ofendime të nivelit më të ulët njerëzor. Flamurin “kombëtar kuqezi” në këtë betejë e mbanë Kulturofagu, që kur tërbohet me shkrimet e mia, herë pas here delë anonim duke e fshehur veten edhe në dimi të grave.

E, herë merr guximin edhe me emër e mbiemër. Papritmas, ndonjëherë shkon edhe aq larg në rolin e mjekut sa më shpallë edhe të sëmurë, duke vjellë plot epitete: mediokër, psikopatologjik, smirak, hipokrit, djall i Tanzamanisë… I shkreti, ende e rren veten, se: do t’i përgjigjem këtij niveli të komunikimit, humbë kot kohë me shkrime të komenteve teknefese.

Edhe kësaj radhe, le të mos gëzohet, nuk i përgjigjem atij teveqeli, po lexuesve të mi duke jua sjellur lakuriq e pis një fenomen të çuditshëm shqiptar. Fare nuk i shkon mendja se, Unë nuk e urrej, por e dua marrëzisht trusakatin. Tek tashti bindem se, ia kam arrirë, qëllimit si shkrimtar. Kulturofagu, e ka gjetur veten me shokë këmbekrye si “hero” i pulave partizane nëpër shkrime, duke u rrokullisur mes një gjygimi dhe dy “bardakeve” me çaj rusi. Tjetër punë se, ai ështe “hallall” e nuk ështe “haram”, nuk e pi verën e as rakinë.

Megjithatë, na pajton Xhadia. Ligjërata e Hoxhës Allahut në YooTube, kur thotë, se: “myslimani” mirë nëse në këtë botë i ka dy, ose tri gra, në atë botën tjetër Zoti i jep edhe 92 të tjera si shpërblim, në “Xhehnet”. Gjithësejtë do t’i ketë, 95 gra në mesin e luleve. Omar Khajami po të ishte gjallë sot, dhe ta dëgjonte ligjëratën e këtij Hoxhe, me siguri librit të tij me Rubaira do t’ia shtonte edhe një rubairë të arrirë artistike: O burra, t’i sulemi “armikut të pabesë”, pash më pash t’i biem “Xhehnetit”!

Vertetë, Kultorafagu ma kënaqi Lapsin. Zemra, kurrsesi nuk më thotë ta urrej, por ta dua si personazh trim i librave të mi publicistik, hipur mbi gomar. Hero, të cilin e tërheq për kërpeshi te “Pazari Grave” Hojdodolja. Dyert e fantazisë, pasmesnate m’i hap krah më krah. Dorën në zemër, “flijimet e tia artistike” për një torbë taxhi, vërtetë më bënë shkrimtar. Faleminderit. Krah për krahu me Hojdodolen, si trima pas lufte duke i shti edhe nëpër libra, në bibliotekë.

Dhe, Kulturofagun: nuk e vrava Unë me Penë, po ai vrau veten me “plumba” dumdumë mes “Veprave artistike – policore kulturore” teknefese…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.