Emrat e shqipëtarëve në shek Xlll-XV në Kosovë dhe gjetiu

0
967
Fahri Xharra

Nga Fahri XHARRA

“Kisha ortodokse serbe shume e brengosur per fatin e njerezve dhe popave te tyre ne Kosove e Metohi. Para disa ditesh ne Kongresin amerikan eshte promovue monografija “Trashigemija e Krishterimit ne Kosove e Metohi: Qendra historike e shpirtnore e popullit serb” e zgjeruar dhe e plotesuar me nje botim libri ne anglisht dhe disa prkthyes kerkonin qe te ndalet shkatrrimi dhe demolimi i faltoreve ne Kosove e Metohi dhe qe te mbrohen manastiret e kishat serbe – lajmronte ABC NEWS dhe gazeta New York Post.”

”Episkopi i Hercegovines Atanasije duke folur per librin tha se thesari shpirtnor, kulturor e artistik i Kosoves e Metohise, 1400 kisha e manastire dhe posaqerisht disa dhjetra shenjtnor nga shek 12 deri ne shik. 14 perkasin ne mesin e thesareve me te medha te civilizimit te krishterimit. (Cilit krishterim ? fxh). Per fat te keq ne vend qe te llogariten si pasuri e trashegimise botrore, keto monumente ortodokse, pos nje pjese te vogel, jan ekspozue shkatrrimit e demolimit.

Kisha shume eshte e brengosur per fatin e races se tyre ne Kosove dhe faltoreve nga te cilat 150 jane rrenuar prej vitit 1999 e deri me 2003-ten. Episkopi Atanasije është thirrur ne emer te drejtave njerezore dhe lirive fetare, dhe pasqerisht eshte thene se eshte e pamundshme te ndalen pengesat per rikthimi e serbeve dhe atyre qe erdhen per ti vizituar varrezat dhe shenjtrine e tyre te cilët më parë Jabllanoviqi i quajti bisha.” ((Serbet nuk flejne) Nga Lush Palokaj)

Sa vështirë të përballohesh me do fakte të cilat e pushtojnë botën në dëmin tonë, dhe ne me heshtjen tonë bëhemi dëshmitarë të vërtetë të atyre “fakteve”. Mënyra se si na heshtim, nuk punojmë, nuk interesohemi dhe të njejtën kohë i margjinalizojmë apo edhe më rëndë i mohojmë të dhënat e të kaluarës sonë na dërgon shumë largë në harresë, se ishim dikur dikushi dhe patron të këtyre tokave.

Për një përgjegje më të thukët ndaj këtyre pretendimeve të fundit serbe ndaj tokës sonë dhe të kaluarës sonë në këto toka e zgjodha librin “Kërkime onomastike II” të autorit Dr. sc. Skënder Gashi, (Ky botim nga Shtëpia Botuese “Tenda”, Prishtinë, 2014, i cili doli në prag të shënimit të 500 vjetorit të Reformacionit Protestant).

”Ky punim është fryt i hulumtimeve të mia disa vjeçare të cilat kishin për qellim që ta përpunonin të gjithe lënden onomastike që përmbahet në burimet kishtare serbe të shekullit 13-15 (Xlll-XV) e që ka të bëje me pjesen më tëmadhe të Dardanise antike, përkatësisht me Kosovën, Maqedoninë Veri Perendimore, pjesë të Serbisë së jugut (Lugina e Presheves dhe të Malit të Zi“ shkruan autori Dr. Sc. Skender Gashi.

Libri është i bazuar në emrat e shqiptarëve në shek XII-XV në dritën e burimeve kishtare serbe.

“Të bazohesh përjashitimisht në burimet kishtare serbe, e ndërsa po kërkon aty së paku onomastikë shqipe apriori secilit i krijohet një konstatim se aty nuk gjen dot ndonjë gjë të favorshme per shqipëtaret dhe për shqipen por ja që nuk është më as supozim për shkak të hulumtuesit tonë të çmuar“ – shkruan botuesi dr. Femi Cakolli, pastor…

Rezultatet onomastike, antroponomike, toponomike e mikrotoponomike që i ka përfiuar autori i këtij libri nga burimet e tij të konsultuara, sigurisht që do të jetë për dekada me rradhë një referencë e pashmangshme studimore dhe në përgjithësi ky tekst dhe të tjerat që do të jenë të kësaj natyre do të shërbejnë në të ardhmen për një trase shumë domethënese kulturore, historike dhe pse jo fetare për Kosoven dhe shqipëtaret.

Në bazë të gjurmimeve të tij që autori ka punuar rresht mbi 30 vjet, të përmbajtur në burimet kishtare serbe rezulton se shqipetaret përmbanin këto antroponime shqipe: Balë, Bardh, Bardhonë, Bebë, Burrë, Burrëmadhë, Bushat, Cur-Curak, Didë, Gen, Gurabardh, Gurakuq, Gjegj, Gjergj, Gjin, Gjon, Keqë, Kuq, Llesh, Let, Lul, Mal, Mat, Mihill, Mirak, Mireç, Prek-Preng, Progon, Rush, Sumë, Shok-Shoq dhe Tanush.

Materiali onomastik është një plotsim i vlefshem për njoftimet e sjellura mbi praninë e elementit etnik shqipëtare perbrenda hapësires gjuhësore e etnike të tyre dhe ofron kështu pikëmbeshtetje për një analize më të hollësishme.Dokumenti më i vjeter që i përket temes së shtruar këtu për teritorin e sotem të Kosoves është një kartë e princit Mirosllav, document që sipas communis opinio ështe i shkruar para viteve 1253-1254.

I kësaj kategorie është edhe emri i katundit të sotem arbënesh në regjionin e Krajes, në Mal të Zi i cili me 1296 dëshmohet gjithashtu si Arbanas. Në dëshmi e drejtpërdrejtë e kësajë natyre në teritorin e Maqedonisë gjendet në një document të carit Stefan Dushan në vitin 1336 në të cilin ai Manastirit të Treskavacit afer Prilepit ja falte vendin e pabanuar Drenovci dhe një pjesë të vendbanimit Arbanasi.

Këtu duhet përmendur edhe më tej emrat e vendbanimeve Arbasinec dhe Arbanas në rrethinat e Kurçoves.Emrat e këtyre vendbaniveve e dëshmojnë praninë e pjeses së Arbanasve, përkatësishtë të shqipëtarëve në këtë pjesë të teritorit etnoliguistik shqipetarë në Maqedoninë e sotme të shek. 14 (XlV)

Sa i përket Serbisë së sotme të jugut, kësaj kategorie të oikonimeve i përkasin emri i vendbanimit i cili me 1354 dëshmohet si Arabanasi dhe në regjistrimin osman të vitit 1455 si Arbanas. Kemi të bejmë me katundin e sotem Arbanas në regjionin e Toplices dhe me emrin modern Arbanashka Reka te lumit po të këtij regjioni.

Ne kemi në dispozicion njoftime vetëm nga qendrat kishtare të asaj kohe përkatsishtë nga kater krisobulat e dekretuara me rastin e themelimit të manastireve në Banjskë, Graqanice, Deçan e në Prizeren. (Kërkime onomastike, Skënder Gashi)

Pra, neve shqiptarëve më së pakti kemi kohë për të humbur në trullosjen momentale për të harruar të kaluarën tonë; na hëngri historia me vetëdeshirë.

Fahri Xharra, 20.02.15
Gjakovë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.