Shoqata “Trojet e Arbrit” organizon më 12 qershor 2022 sesionin e veçantë shkencor për veprimtarinë luftarake, misionare dhe shkencore të monsinior dr. Zef Oroshit

0
399
Monsinjor Dr. Zef Oroshi

Shoqata “Trojet e Arbrit” në kuadër të ndriçimit të figurave historike të pandriçuara dhe të sulmuara nga regjimi kriminal komunist në Shqipëri ka marrë obligim kombëtar, dhe shkencor që të gjitha figurat kombëtare antikomuniste ti vendos në dritën e diellit, veprimtaritë e tyre të shkëlqyera që dhanë gjatë gjithë jetës në shërbim të kombit shqiptar.

Në mesin e shumë atdhetarëve hyn edhe prifti i pendës dhe i pushkës Monsinior.dr.Zef Oroshi. Për t´iu lehtësuar studiuesve marrjen e temave i kemi shkruar disa teza të veçanta ku studiuesit mund të orientohen dhe në bazë të materialeve që kanë të marrin një temë të caktuar, siç vijon me poshtë:

• Rinia dhe shkollimi i Monsinor dr. Zef Oroshit nga mësuesi don Ndre Mjeda;
• Studimet e mons. Zef Oroshit në Romë 1937-1940 në Universitetin Papnor “Urbanian”;
• Kthimi dhe sherbimi meshtar në kishat e Shqipërisë në vitin 1940;
• Bashkimi i Monsinior dr. Zef Oroshit luftëtarëve antikomunistë në Mirditë;
• Emërimi i Monsinior dr. Zef Oroshit Komandant i Komitetit të Maleve të Shqipërisë pas vrasjes se Kapidan dr. Mark Gjonmarkut e Kapidan Llesh Gjomarkut;
• Bashkëpunimi i Monsinior dr. Zef Oroshit me parashutistët antikomunistë për ta çliruar Shqipërinë nga komunizmi;
• Kalimi i Imzot Zef Oroshit në Itali dhe ndhima që ju bënte mërgimtarëve shqiptar në Itali;
• Vazhdimi i studimeve të doktoraturës në Itali dhe marrja e titullit doktor i shkencës;
• Migrimi në Amerikë në vitin 1961 ku e themeloj kishën “Zoja e Kёshillit tё Mirё” sot me emër të ri (“Zoja e Shkodrës”) në New York;
• Puna shkencore dhe kulturore e Monsinior dr. Zef Oroshit në Amerikë;
• Përkrahja e Monsinior dr. Zef Oroshit partive dhe organizatave atdhetare antikomuniste në Amerikë në rrezimin e komunizmit në Shqipëri;
• Vdekja e Monsinior dr.Zef Oroshit më,15 mars 1989 dhe varrimi madhështor i ti;
• Katër veprat e botuara pas vdekjës se Monsinior dr.Zef Oroshit nga studiuesi dhe publicisti Tomë Mrijaj;
• Persekutimi i familjes se Monsinior dr.Zef Oroshit – Mbytja në torturë e vëllait të vogël Ndue Preni (Çoku)
• Burgosjet dhe internimet e familjes se Mons.dr.Zef Oroshit në Shqipëri- dënimet dhe internimet e vëllait, motrës dhe familjarëve të tjerë të ngushtë;
• Dështimi i krimineleve komunist Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu për kapjen dhe pushkatimin e Monsinior dr.Zef Oroshit dhe përcjellja këmba- këmbes nga sigurimi i tyre në Amerikë dhe
• Ngadhënjimi i idealit të Monsinior dr.Zef Oroshit dhe shokëve të ti për një Shqipëri Demokratike dhe Evropiane.

Të gjithë studiuesit që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë sesion te veçantë shkencor temat e tyre se bashku me një abstrakt të shkurtë mund t´i dërgoni në këtë email adresë: nue_oroshi@yahoo.de

Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit” mr.sc. Nue Oroshi, Kryetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.