Aforizma lirike

0
454
Lutfi Coka

(Lutfi Coka, Pjesa e parë)

1-Ai që bëbn nënën të këndojë
Me urata veten do mbulojë,
Të mirat e ndjekin nga pas
Shpirti i mbulohet me gaz!

2-Ai që dijet i ka me lopate
Plaket me mjekërr të gjatë!

3-Ai që ka në shpirtë kunacërinë
Nuk e shijon pasurinë.

4-Ai që librin se hap fare
Eshtë si dhoma pa dritare.

5-Ai që vdes i lirë
Nuk ka qënë as shtypës as dhampir

6-Nusja që vjehrrën e nxjerr në Pazar
Eshtë e verbër eshte e shkarë.

7-Nëse vjehrrën e nxjerr
zbathur ndër miq,
Të ëmën e saj
Nusja e vëllaut
Të nxjerr lakuriq…

8-Arsyja e zemra
si bija e nëna,
Kurt ë dyja janë tokë
Me dy këmbë ecën në tokë.

9-Atdheu është flori
Si qumshti i nënës që pi.

10-Atdheu e shtëpia
Si nëna dhe bija.

11-Atij që mendja i ka fluturuar
S’dihet ku ka shkuar.
Bëhet i egër dhe dhampir
Si qeni lidhur në zingjir.

12-Atë që ke sot në dorë
Mos e bë rrush e kumbulla,
Se nesër do mbetesh
Si këmisha pa sumbulla.

13-Ai që me duart kallo i ka
Të mirat i sjellin në botë,
Këtë kushdo e thotë
Pasi syri është loti dhe dora flori..

14-Bëre dy të këqia
Për të fituar një të mire.
S’je më njeri,
por një zingjir,
Që se le skllavin e lirë.

15-Bujari dru i lartë
Shpirtvarfëri dru i thatë.
Bujari shpirt sheqer
Kurrnaci zemër zehër.

16-Besova shumë rashë në lum
Besova pak rash në jatak!

17-Ç’është kjo botë si rrotë
Që sillet vërdallë
Që nuk njeh as brenga
S’të qan asnjë hall.

18-Dy zemra të ëmbla sheqer
Dhe ujin e shëndërrojnë në verë.
Droga sjell marrëzinë
Të gjallë e varros njerëzinë.

19-Dashuria e gjelozia
Si trari e çatia,
Trari hollohet
Çatia rrezohet.

20-Derë moj derë
Për të mirin hapesh lehtë
Për të ligun mbyllesh vetë.

21-Dëshira e zelli
Si uji e mielli,
Njëri nga tjetri nuk shqiten
Gjersa në furrë të piqen.

22-Do të doja të isha tavë guzhine
Të piqja mendimin,
Nuk doja të isha si goja
Që ato që dëgjon
Në prapanicë i shkarkon.

23-Dredhëria siklet
Ndershmëria rrugë e vërtetë.

24-Dua të mërzitem
Nuk mërzitem dot,
Dua të qajë ,nuk qaj dot
Nga qeshjet i lag me lot.

25-Durimi forcë shtërngimi
Drurët e shtrembër drejton,
Frutat e ëmbla grumbullon.
26-Dy njerëz me mend
Nuk grinden si qen,
Nëse grinden për përshesh me kos
Njëri shul e tjetri lloz.!!!

27-Dy motra janë
Pushtuan dynjanë
E mira dhe e liga
Feja dhe politika!

28-Dashuria njenjë njerzore
Mizoria veprim ksfshëror
E para djell vyrtut
E dyta të nxjerr sytë!

29-Ecin mbi rrugë
I miri dhe i ligu
Njëri ka mrësinë
Tjetri s’dihet nga iku.

30-Egoisti e dentist
Atë dhëmb që e shkul
Në vend më se ngul.

31-Emri shqiptar
Është emir yt
Më i shtrenjtë
Se dy sytë.

32-E vërteta e gënjeshtra
Si vera e vjeshta,
Njëra frutat i ëmbëlson
Tjetra për tokë i lëshon.

33-Familja kudo janë
Derë kanë nënën
Tra kanë baban!
34-Fjala e djalit
është si gozhdë
Në patkoj të kalit.

35-Fjala nënë
Është yll është hanë
Duke bredhur nëpër botë
Por nënë nuk gjeta dot.

36-Gënjeshtari si gur varri
Dritën ta merr
E të nxjerr në terr.

37-Gëzinmi e hidhërimi
Shokë të pandarë
E ndjekin njeriun
Deri në varrë.

38-Gjuhës po i vure fre
Rrëzon lisin perdhe.

39-Gjykatësi bëhët i pandehur
Dhe i pandehuri gjukatës
Kur ligji nuk është
Instrument matës.

40-I ligu natën bëhet mizor
Dhe ditën duket si gaztor.
I ligu në skuta rri
Nuk gjen kurë qetësi
Sa të thyej kokë e turi.

41-I mençuri ndërton një urë
Budallai një kapicë me gurë.

42-I urti as gjethen se shkel me këmbë
I serti gjarpërin e ha me dhëmbë,
I pari bëhet i parë në kuvend
I Dyti kalë me barrë të rëndë.

43-I varfëri me pesë pare në xhep
Syrin e shqep!?..
I pasuri plot xhepat i mban
Për një kacidhe syri i qan.

44-Jeta nuk është një lis
me parqe,
Por një grusht pluhuri
Që nuk gjen kurrë paqe.

45-Këndoj për të mos qarë
Qesh për të mos u tharë
Lexoj për të mos vdekur
Shkruaj ,gjallë për të mbetur.

46-Korbat pëlqejnë kërmën
Buzëqeshja zemrën,
Goja buzëqeshjet i gërryen
Gjuha kockat i thyen.

47-Krymbi bluan drurin
Fjala bluan burrin.

48-Kur godita ballin me kokë
U bëra vetë budalla.

49-Kur historia mbetet
në qafën e syleshve,
Bëhet si këmbora e deshve,
Kopeja që nga pas i shkon
Në gojën e ujkut përfundon.

50Kur isha i ri shikoja te psqyra
E bukur më dukej fëtyra
Tani që u plaka
Te pasqyra më kallet data.

51-Kur njeriut shpresa i vdes
Zhgërryen veten si thes,
Këmbëve u ven patkoj
Mesit i ve vargoj.

52-Kur zyrtari kullot me djallin
Kush do na e qaj hallin.
Se na sheh duke qeshur
Me lëkurën e ujkut veshur.

53-Kush mendon
për pushtet e para
Të këqijat pas i ka.

54-Fuqia e pasuria
nuk zgjasin shumë
Se jeta është
dallgë e shkumë.

55-Kur isha i ri
Gërisja shtatë palë këpucë
Tani që u plaka
zvarritem si llucë!?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.