Çamët nuk kanë bashkëpunuar me gjermanët, por vllehët e Pindit

0
695
Vllehët bashkëpunuan me nazistët

Në vitin 1942, Princi Diamanti bashkë me Nikolaos Matusi.

Nga: Arben Llalla, 17 Gusht 2015

Vllehtë e Greqisë për të mbuluar bashkëpunimin e tyre me gjermanët dhe italianët, ju vërsulën shqiptarëve në Çamëri për tua mveshur fajin atyre si bashkëpunëtor të pushtuesve.

Shpesh herë historianët grek dhe shteti i tyre me ligje kushtetuese e justifikojnë përzënien e çamëve në vitin 1944-1945 me pretekstin sepse kanë qenë bashkëpunëtorë të gjermanëve. Për shumë vite historianët grek kanë bërë fallcifikimet e dokumentave dhe të fotografive të cilat më tej i kanë paraqitur si fakte që shqiptarët nga Çamëria kanë qenë ushtarë në trupat Vullnetare SS dhe bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas shtatë dekadash ende mekanizmat shtetërore greke përpiqen të fshehin të vërtetën e përzënies së popullsisë së pafajshme shqiptare nga Çamëria duke bërë fallcifikime primitive në kohën e teknologjisë moderne. Sot për lexuesit do të vërtetojmë me fakte të pamohueshme se çamët nuk kanë bashkëpunuar me gjermanët, por grekët dhe në veçanti vllehët ishin ata që bashkëpunuan nazistët për spastrimin e Greqisë nga shqiptarët, hebrenjtë, bullgarët dhe sllavo-maqedonasit.

Bashkëpunimi i Vllehëve të Pindit me italianët dhe gjermanët

Gjatë Luftës së Parë Botërore 1917-1918, forcat ushtarake italiane për të gjetur mbështetje në Greqi hodhën idenë për themelimin e Principatës së Pindit. Në krye të këtij projekti u zgjodh Princi Alqiviadhis Diamanti, një vlleh nga Samarina e Thesalisë me profesionin avokat. Gjatë kësaj lufte ky projekt nuk gjeti përkrahje nga popullsia vllahe e Pindit dhe Princi Alqiviadhis Diamanti e braktisi Greqinë pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, u vendos në Rumani.

Në Luftën e Dytë Botërore ushtria greke e drejtuar në përgjithësi nga ushtarakë të lartë me origjinë vllahe u dorëzua lehtësisht tek italianët dhe gjermanët. Më 20 Prill, 1941, e Diela e Pashkëve, gjenerali i Korpusit të Parë, Panajot Dhemestihas, gjenerali i Korpusit të Dytë, Gjeorgjio Bako, Mitropoliti i Janinës, Spiridon, i cili edhe ky ishte vlleh nga Pogonia, nënshkruan dorëzimin dhe bashkëpunimin e ushtrisë greke të Epirit me gjermanët dhe italianët. (Mitropoliti i Janinës, Spiridon, ishte një antishqiptar i tërbuar, ai ka qenë ministër i brendshëm në qeverinë e Autonomisë së Veriut të Epirit më 1914. Mitropoliti i Janinës, Spiridon në vitin 1949-1956, ishte Kryepeshkop i Greqisë, ai njihej në popull me emrin Spiridon Vllehu, por mbiemri i familjes ishte Sito.)

Pasi dorëzuan ushtrinë greke të Epirit dhe të Maqedonisë greke, gjeneralët grek me origjinë vllahe përfituar privilegje në rang ministrash gjatë qeverive 1941-1944. Në 29 Prill të 1941, ushtaraku i lartë gjerman, Afred Jodl dhe ai italian, Alberto Ferrero zgjodhën në krye të qeverisë greke kryeministër Jorgo Çolakoglu, me origjinë vllahe. Pasi u zgjodh kryeministër vllahu, Jorgo Çolakoglu vendosi ministër të brendshëm gjeneralin Panajot Dhemestihas që ishte vllah, prefekt të Trikallas u vu ushtaraku tjetër i lartë, Theodhor Sarantin i cili edhe ky ishte vlleh. Tashmë vllahët drejtonin Greqinë dhe kjo i ndihmonte për shpalljen e pavarësisë së Principatës së Pindit. Në vitin 1941, Alqiviadhis Diamanti rikthehet në Greqi me mbështetjen e kryeministrit Jorgo Çolakoglu dhe të ushtrive gjermane e italiane.

Në vitin 1942, Princi Diamanti bashkë me Nikolaos Matusi dhe me mbështetjen e qeverisë greke, ushtrisë gjermane dhe italiane themeloj me vllahët e Larisës, Legjinonin Romak ushtarak që përbëhej nga vllahët e Greqisë. Ai pretendonte se nga 140.000 vlleh që jetonin në Thesali, rreth 25% e tyre do ti bashkoheshin Legjioneve të tij për të fituar pavarësinë nga Greqia. Sipas historianëve grek për të realizuar projektin në fjalë pas shumë përpjekjesh mundi të kishte rreth 1.000 ushtar të kombësisë vllahe, të cilët ishin vendosur në dy baza, Larisë dhe Elassona.

Kryeministër i Principatës së Pindit dhe Komandant i trupave vllahe ishte Nikolaos Matusi, vllah nga Samarina. Veshja ushtarake e ushtarëve të Legjioneve ishte e njëllojtë me ata të italianëve. Trupat ushtarake vllahe vepronin bashkërisht me ushtrinë italiane në Epir dhe Maqedoninë greke si në Trikalla, Elasona, Samarina, Grevena, Meçovo, Kallabaka, Larisë, Farsa. Këta terrorizonin popullsinë, u grabitnin ushqimet dhe pasurinë e tyre. Disa herë Legjionet Romake të vllahëve u sulmuan nga trupat partizane greke të ELAS-it.

Në fund të vitit 1943, pasi po shikohej se boshti i gjermanëve po humbte luftën, drejtuesit e Legjioneve vllahe dhe pjesa më e madhe e tyre braktisën këtë uniformë dhe ju bashkuan trupave të Napolon Zervës. Princi i Pindit, Alqiviadhis Diamanti pasi u largu nga Greqia u vendos në Rumani. Me ardhjen në pushtet të komunistëve atje, ai u arrestua në vitin 1948, vide pak muaj pas arrestimit në burg.

Kryeministri i Principatës së Pindit dhe komandanti i përgjithshëm i forcave ushtarake të Legjioneve Romake, Nikolaos Matusi shkoj në Rumani, pasi u kap nga komunistët u burgos si bashkëpunëtor i gjermanëve. Me kërkesë të Greqisë në vitin 1964, u transferua atje për të vazhduar burgun, por për çudi ai bëri vetëm disa muaj burg dhe e liruan. Vdiq në moshë të thellë në vitin 1991, në Larisë. Nikolaos Matusi në Greqi gëzonte privilegje deri në armëmbajtje me leje edhe pse kishte qenë bashkëpunëtor i gjermanëve e italianëve ai kurrë nuk u dënua nga gjykatat greke.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.