Pse shqiptarët hasmërohen në mes vete sa herë që ndodhin krizat ndërkombëtare?

0
370
Nue Oroshi - Lezhë

Nue Oroshi

Hasmëria politike më njëri-tjetrin në mes të shqiptarëve shpeshherë ka shkaktuar dëme të pariparushme në ecjen përpara të çështjes kombëtare. Kjo ndodh për shkak se Qeveritë shqiptare nuk kanë një projekt të veçantë që të ecin shtetin përpara, gjithashtu edhe opozita nuk e ka një plan të veçantë se si mund të bëhet opozitë me metoda demokratike pa e dëmtuar shtetin. Opozita duhet të bëj dallimin në mes të pushtetarëve dhe shtetit kurse pozita duhet të ndjek rrugën e duhur për udhëheqjen e shtetit.

Në këtë rast edhe njerës edhe tjetrës i ka humbur rruga në oborr dhe bëjnë luftë klanesh politike vetëm e vetëm për të mbajtur apo fituar pushtetin. Rasti i krizës në Ukrainë dhe një luftë e mundshme në mes të Rusisë dhe Ukrainës mund të sjell pasoja të papara zingjirore edhe në Evropën Juglindore apo në Ballkan siç kanë deshirë disa ta quajnë, këtë pjesë të Evropës. Kjo mund të ndodhë shumë lehtë për faktin se Qeveria e Shqipërisë më lehtësi i ka hapur rrugën projektit ruso-serb për një Ballkan të hapur dhe i ka kthyer shpinën politikës Amerikane dhe asaj Evropiane.

Edhe në Kosovë gjërat nuk qëndrojnë më mirë. Partitë politike në Kosovë bëjnë luftë për pushtet me njera-tjetrën dhe asnjëherë nuk ulen se bashku për të bërë një projekt të përbashkët shtetëror se si duhet të mbrohet shteti. Marrja me vetveten historikisht na ka kushtuar shumë ne shqiptarëve gjatë historisë. Na ka kushtuar për faktin se ne të shumtën e rasteve politikanët tanë e kanë vendosur interesin personal para atij shtetëror.

Na ka kushtuar dhe po na kushton shumë shtrenjtë edhe sot për faktin se politikanët tanë inatët që kanë ndaj njëri tjetrit i shprehin deri në maksimum dhe e luftojnë kundërshtarin politik jo me ide politike por me luftë për jetë a vdekje. Sikur ta luftonin Serbinë, Turqinë, Greqinë e Rusinë dhe komplet vijën antishqiptare të orientimit politik, do ishte shumë e drejt dhe shumë parësore që të luftohen shtetet që historikisht na shkaktuan dëme të pariparushme ne shqiptarëve.

Por jo. Ndaj kësaj vije politike që i ka shkaktuar gjithmonë problemet më të mëdha popullit shqiptar politikanët tanë po tregohen të ndegjushëm deri në përkulje madje edhe duke i fshehur monumentet e heroit më të madh shqiptar Gjergj Kastriotit, si dhe duke i ndaluar që të vendosen këto monumente siç është rasti i burgosjes së monumentit të Gjergj Kastriotit tash e sa vite dhe ndalimi për tu vendosur ky monument në Lezhën e Gjergj Kastriotit nga Erdogani dhe Edi Rama.

Shtrohet pyetja: Çfarë përfaqësojnë politikanët shqiptarë ? Interesat e popullit shqiptar për të cilat kanë marrë votat nga elektorati për të drejtuar shtetin në orientimin e duhur që e qon përpara çështjen shqiptare dhe shtetërore, apo interesat e politikave antishqiptar që i dërgojnë shtetet tona në fundosje. Si duket politikanët tanë janë duke menduar se qeveritë e tyre janë lloje pashallëqësh që mund të luajnë si të dojnë dhe orientimin politikë ta orientojnë kah të dojnë vetëm e vetëm të realizohen interesat e tyre. Shpeshherë për shkak të mosaftësisë tonë apo orientimit të gabuar politik të politikanëve tanë fatzitë fajtorin e gjëjnë pikërisht tek miqtë tanë amerikan dhe evropian.

Ata flasin për marrëveshje me Amerikën dhe Evropën, por marrëveshjet i bëjnë me Serbinë, Turqinë e Rusinë. Domëthanë gojën plot Evropë dhe Amerikë kurse xhepin e mbushur me paratë e Serbisë, Turqisë dhe Rusisë duke shitur asetet më të vlefshme shtetërore këtyre shteteve antishqiptare. E mendojnë të gjorët faqezi se amerikanët dhe evropianët fare nuk i shohin këto faqe të zeza që i kryejnë politikanët tanë vetëm e vetëm të pasurohen ata dhe klani i tyre politik.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.