Fajësova një dyll të keq në bikini, por doktorët thanë se dhimbja ime djegëse ishte një STI* – tani jam duke u përballur me një dënim me vdekje

0
732
Anna Heslin

Anna Heslin u diagnostikua me një lloj kanceri të lëkurës pas përpjekjeve të shumta për të kuptuar se çfarë nuk shkonte në zonën e saj private. /Anna Heslin. (WSLW)

Nga Terri-Ann Williams, The Sun28 janar 2022Përktheu Arben Çokaj

Kur Anna Heslin filloi të përjetonte një “dhimbje të jashtëzakonshme djegieje” poshtë, ajo ia hodhi fajin një dylli në bikini.

44-vjeçarja shkoi për t’u vizituar te një dermatolog, i cili ishte i bindur se Ana kishte marrë një infeksion seksualisht të transmetueshëm (IST).

Por pasi testet e saj dolën negative në janar 2021, Ana iu nënshtrua një kursi agresiv me antibiotikë dhe krem ​​steroide.

Ajo kishte zbuluar se dy ulçera ishin formuar në buzët e saj dhe tha se asgjë nuk po funksiononte për të ndihmuar dhimbjen dhe se ajo po përkeqësohej gjithnjë e më shumë.

E dëshpëruar për një zgjidhje, Ana, e cila jeton në Luiziana, tha se ajo shkoi për një biopsi, e cila zbuloi në mënyrë tragjike, se ajo kishte karcinomë të qelizave skuamoze.

Karcinoma e qelizave skuamoze është një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës dhe është e njëjta sëmundje, që vrau babain e Anës në vitin 2010.

Mund të ndodhë kudo në trup dhe zhvillohet në qelizat, që përbëjnë shtresat e mesme dhe të jashtme të lëkurës.

Në shumicën e rasteve, shpesh është rezultat i ekspozimit të zgjatur ndaj dritës së diellit, ose rrezatimit nga shtretërit për rrezitje artificiale ose llambat.

Karcinoma e qelizave skuamoze mund të ndodhë nga shumë faktorë, duke
përfshirë ekspozimin e zgjatur në diell, shtretërit për rrezitje ose rrezatimin.
/
Anna Heslin. (Facebook)

Ana tha se “ajo e dinte në zemrën e saj“, se kishte kancer dhe zbuloi se rrugëtimi i kancerit të babait të saj kishte kaluar vetëm pesë muaj nga diagnoza deri në vdekje.

Ana, e cila punon në menaxhimin e ngjarjeve, shkoi për të hequr kancerin, por gjatë operacionit mjekët zbuluan se kanceri ishte në fakt në fazën e tretë dhe jo në fazën e parë, që mjekët kishin menduar në fillim.

Ajo tha: “Isha shumë e tronditur, pak e zhgënjyer, që kaloi nga faza 1A ditën e operacionit në fazën 3.”

“Për shkak të tumorit tim, vendndodhjes së tij, thellësisë, [fazës] dhe kufijve të tij, ishte një operacion shumë i gjerë.”

Tetë javë më vonë Ana filloi kimioterapinë, të cilën e kishte për gjashtë javë, e ndjekur nga 27 raunde rrezatimi.

44-vjeçarja humbi edhe babain e saj nga i njëjti tip kanceri.
Anna Heslin. (Facebook)

Ajo tha se tani është duke punuar në ruajtjen e shëndetit të lëkurës së saj dhe për këtë ka përdorur akupunkturën.

Gjatë trajtimit të saj, Ana zhvilloi gjithashtu sklerozë të likenit1.

Kjo është një gjendje, ku në vulvë formohet lëkura e njollosur dhe e bardhë, e cila mund të jetë kruajtëse dhe irrituese.

Çfarë është karcinoma skuamoze?

Karcinoma e qelizave skuamoze është një formë e kancerit të lëkurës jo melanoma.
Ky është një kancer i qelizave të keratinociteve, të cilat janë në shtresën e jashtme të lëkurës.
Këto qeliza gjenden kryesisht në fytyrë, qafë, kokën tullace, krahë, shpinën e duarve dhe në pjesën e poshtme të këmbëve.

Është tipi i dytë më i zakonshëm i kancerit të lëkurës dhe mund të:

  • Duket me luspa
  • Ketë një kapak të fortë dhe me kore
  • Ketë lëkurën e ngritur
  • Jetë e butë kur e prekë
  • Gjakderdhë ndonjëherë

Pas gjithë trajtimit të saj, Ana mori lajmin se ishte pa kancer në tetor 2021. Ajo tani përdor ilaçe për të trajtuar çdo shpërthim që ka.

Duke folur për Today, mjekja e Anës, Dr. Katrina Wade tha se disa njerëz mund të mendojnë se kanceri i vulvës mund të jetë një infeksion i majave, për shkak të simptomave të tilla, si kruajtje dhe djegie.

Pas trajtimit, Heslin tani është pa kancer, që nga viti 2021.
Anna Heslin. (Facebook)

Ajo shtoi: “Por simptomat e kancerit të vulvës janë të vazhdueshme dhe nuk zgjidhen në atë mënyrë, që mendoni si normale.”

“I inkurajoj pacientët të njohin anatominë e tyre. Ashtu si ne u mësojmë grave për vetëkontrollin e gjirit, ju duhet të dini, se si duket lëkura juaj në të gjitha zonat e trupit, madje edhe ato private.”

“Ju mund të vini re çdo ndryshim të hershëm, që mund të jetë i ri ose i ndryshëm.”

Ana tha se tani po përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin për gjendjen, me shpresën se njerëzit e tjerë do të mësojnë të dallojnë shenjat.

Ky artikull fillimisht u shfaq në The Sun dhe u riprodhua këtu me leje.

* STI – Sexually Transmitted Diseases (Sëmundje që transmetohet seksualisht)
1. një sëmundje e lëkurës, në të cilën shfaqen puçrra të vogla ose gunga afër njëra-tjetrës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.