Edi Rama, shqiptarët në RVM-së sipas ligjeve kushtetuese, nuk janë shtetformues(?!)

0
633
Edi Rama

Në vend të debatit

Në emisonin politik “Top Open” të drejtuar nga Eni Vasili, ku ishte i ftuar kryeministri shqiptar Edi Rama, tema bosht kishte të bëj me aktualitetin në Shqipëri në dritën e mandatit të tretë dhe kahet e zhvillimit të shtetit shqiptar.

Duke folur për çështjen shqiptare në RVM-së, Edi Rama e tha kalimthi se “shqiptarët janë shtetformues” dhe e ardhmja e këtij shteti multietnik, në relacionet sipas projektit tre palësh (Serbi, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut).

Për çështjen shqiptare në RVM-së Tirana zyrtare, nuk e kemi të qartë pse me kaq nguti dhe pa argumente, flasin për shqiptarët në hapësirën etnike se, ata paskëshin marrë avancimin e kodit kushtetues në “shtetformues”(sic!).

Edia Rama, shqiptarët si popull i dytë shumicë, qysh se nga viti 1945 e deri më sot, ata e kanë statusin kushtetues të pakicës kombëtare dhe jo (shtetformues)!

Për informimin e qeverisë shqiptare në Tiranë,me insistimin e Sofjës zyrtare tash e tutje, përmes qeverisë në Shkup, pakica bullgare ka hyrë në Kushtetutën e RVM-së me kodin shtetformues.

Tirana zyrtare e ka të drejtën kushtetuese të flasë e të mbrojë çështjen shqiptare jashtë kufinjve të Shqipërisë, duhet të jetë në dijeni të plotë për pozitën kushtetuese të pakicës kombëtare të shqiptarëve dhe jo shtetformues në RVM-së(sic!).

Për këtë çështje, do të ishte mirë të bisedohet në relacioanet në mes Tiranës dhe Shkupit, kur bashkëpunimi në mes të dyja vendeve po thellohen në të gjitha fushat e jetës.

Çikago, 27 janar 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.