Pse shqiptarët po rrinë kaq larg Shkupit…?!

0
683
Shkupi, Maqedoni

Në vend të debatit

Në të gjitha rrjedhat e jetës, shqiptarët në hapësirën etnike në RMV-së po e bëjnë larg kryeqytetit të Shkupit. Pse shqiptarët dhe faktori politik (shqiptar) nuk i kanë zyrat qendrore të partive politike në Shkup, por ato veprojnë në “kryeqytetin” e Tetovës (sic!).

Dihet se për shqiptarët, kryeqyteti i tyre është Shkupi dhe jo Tetova(sic!). Në të gjitha aktivitetet politike, kulturore, shkencore, universitare, sportive dhe të tjera, ato mbahen në Tetovë dhe rreth Tetovës dhe asnjë herë nuk zbresin në kryeqytetin e Shkupit(?!).

Shkupi është qyteti historik shqiptar dhe nëpër kohë, shqipatrët luftuan dhe ndërtuan mure të kalasë në këtë qytet të Dardanisë dhe, sipas kronikave historike, dikur në Shkup kishte më shumë shqiptarë se sa në Tiranë dhe Prishtinë.

Pse shqiptarët në hapësirën etnike në RMV-së po ia kthejnë shpinën qytetit të Shkupit(?!).

Do të ishte më interes kombëtar, që tash e tutje selitë e partive politike (shqiptare) të zbresin në Shkup dhe jo të mbesin në qytetin e Tetovës, ndonëse tërë veprimaritë politike, ekonomike dhe të përfaqësimit të vendeve të botës, përmes ambasadave gjënden në Shkup dhe këndej pari duhet të lëvizin dhe të veprojnë shqiptarët në hapësirën etnike në RMV-së.

Shkupi është kryeqyteti edhe i shqiptarëve dhe këtu duhet të marrin frymë tërë veprimatritë kombëtare! Tërë rrugët duhet të çojnë shqiptarët kah Tetova për në Shkup…!

E kohës: Mos ia ktheni shpinën Shkupit…!

Çikago, 21 janar 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.