KLITHMA E SHPIRTIT – nga Fran Tanushi

0
1826

Fran Tanushi, nji pene e njohur ne mergaten e Gjermanisë.
Frani eshte autori i disa librave, i aktivizuar ne rrethin letrar te emigranteve Kosovar ne Gjermani, i nderuar me çmime dhe mediale te ndryshme.

Gjin Musa, gazetar.


Poezia e vlerësuar me çmimin e parë në Manifestimin Tradicional të LKSHM:
“PAVARESIA POETIKE”
Hamburg 12 Mars 2016

KLITHMA E SHPIRTIT

Klithmë shpirti e fshehur në dhimbje
re të dendura e hijezuan diellin mbi krye
rrufe vetëtimash theri mes brinjëve
në baltën e pistë zvarriten gjarpërinjët
Strukur mes dhimbjeve plagë e hapur
midis brinjve të fshehura kohët
përcjellin dritën e diellit
mbas dushkut të blirit t’moqem
Mbi germadhat ngrehinë e rrënuar
retë e fryera e zbrazen deshperimin
rreshqitas mbi moçalin e rreshëjeve të stinës
varkë e plasaritur vazhdon lunderimin


PA TITULL

Se di se si sonte me lindi deshira
te shkruaj poezi
Si gjithe atyre qe ngarendin me ngut
te behen poet
Por meq frymezimi kahere
me kishte ikur gjetiu
Gjurmet e deshires (pa)dituria
i rrembeu

Se di se sa bjeshke e detera me nguti
e shkreta i kaloj
Ne kerkim te adeses se humbur
ne sketerre
Ndersa une u mbeshtjella disi
ne levozhgen e time
Dhe ne enderr pashe
se si „gjeniu“lindi ne terr.

Fran Tanushi

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here