Propozimet për ndërrime në Statutin e LDK

0
778

Propozimet për ndryshime në Statutin e LDK-së, që prof. dr. Rexhep Gjergji i bëri në emrin e tij, të Vjosa Osmanit dhe të disa delegatëve tjerë, në Kuvendin e Punës të LDK-së. Këto propozime nuk u qitën fare në votim. Klani i Mustafës, që ka uzurpuar kreun e LDK-së, u tmerrua nga demokracia që do të prodhonin ndryshimet e propozuara.

Nën tekstin e propozimeve tona po japim tekstin e neneve përkatëse që janë aktualisht në Statutin e LDK-së. Lexuesi le të nxjerr vetë përfundimin se çka synoi “grupi që punon për shkatërrimin e LDK-së”, sipas “juristit të famshëm” të LDK-së dhe klanit të tij axhitprop.

Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Prishtinë, më 28.05.2016

Propozimet për ndërrime në Statutin e LDK

– Me qëllim që LDK të bëhet promotore e demokracisë së brendshme dhe kultivuese e vazhdueshme e saj, të mbështetet zhvillimi i saj drejt një partie moderne, me dialog dhe garë të brendshme, me liri të shprehjes së lirë mendimit;
– me qëllim që secili anëtar i LDK-së ta ndiej veten pjesë aktive të strukturës së LDK-së;
– me qëllim që secili anëtar i LDK-së të mund të zgjedhë dhe të zgjidhet;
– me qëllim të pamundësimit të krijimit të monopoleve brenda qarqeve të ngushta të njerëzve;
– me qëllim që t’iu iket, atje ku është mundur, grumbullimit të funksioneve dhe me qëllim të shpërndarjes së tyre sipas meritokracisë dhe ekspertizës;
– me qëllim të përfshirjes së një numri sa më të madh të të rinjve dhe grave në strukturat udhëheqëse të LDK-së;
– me qëllim që debatet publike të bëhen pasi të jenë bërë ato paraprakisht brenda strukturave të LDK;
– me qëllim të qetësimit të tensioneve të krijuara viteve të fundit në radhët e LDK-së;

ne të poshtëshënuarit i propozojmë Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndryshimet vijuese në Statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Amandamenti 1
Me qëllim të rritjes së anëtarësisë dhe shtrirjes masive në bazë, LDK-ja duhet ta kthejë formën e organizimit në terren në tri nivele: Degë, nëndegë dhe aktive. Prandaj propozojmë që, duke filluar nga Neni 7, Pika 7.2 dhe në vijim të Statutit, gjithkund ku përmenden nivelet e organizimit degë dhe nëndegë, të shtohet edhe fjala aktive.

Amandamenti 2
Në vend të nenit ekzistues 14, propozohet teksti i ri si vijon:

Neni 14
14.1 Masa disiplinore, vërejtje ose shkarkim nga funksioni mund t’i bëhet anëtarit të LDK-së në rast se:
– vepron në kundërshtim me statutin e LDK-së;
– kryen veprime jo ligjore;
– vepron kundër kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet parlamentare, lokale apo në nivele të tjera;
– i përkrah subjektet e tjera politike dhe kandidatët e tyre në zgjedhje.
14.2 Vendimin për shqiptimin e masave disiplinore e merr Komisioni Disiplinor, i cili emërohet nga Këshilli i Përgjithshëm.
14.3 Inicimin për shqiptimin e masës disiplinore e bëjnë: Kryesia e LDK-së dhe Kryesitë e Degëve;
14.4 Anëtari i LDK-së, të cilit i është shqiptuar masa disiplinore, ka të drejtë ankese ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor në shkallën e dytë, në Këshillin e Përgjithshëm.
14.5 Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm është përfundimtar.
14.6 Procedurat për marrjen e vendimeve nga Komisioni Disiplinor dhe Këshilli i
Përgjithshëm për shqiptimin e masave disiplinore përcaktohen me rregullore të veçantë, të cilën e miraton Këshilli i Përgjithshëm me propozimin e Komisionit Statutar.

Amandamenti 3
Në vend të nenit ekzistues 23, propozohet tekst i ri si vijon:

Neni 23
23.1 Këshillin e Përgjithshëm e përbëjnë 99 anëtarë.
23.2 Në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së zgjidhen 98 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm.
23.3 Kryetari i zgjedhur nga Kuvendi i LDK-së është anëtar dhe Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm.
23.4 Komisioni Kandidues i LDK-së, në konsultim me Kryetarin, e bën propozimin e listës iniciale për përbërjen e Këshillit të Përgjithshëm prej prej jo më shumë 2/3 e e numrit të përgjithshëm.
23.5 Lista e iniciuar nga Komisioni Kandidues, në konsultim me Kryetarin e LDK-së, mund të plotësohet edhe me kandidatë të tjerë nga ana e Kuvendit, por jo më shumë se 2/3 e numrit të përgjithshëm.
23.6 Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm mund të rizgjidhen.
23.7 Në punën e Këshillit të përgjithshëm marrin pjesë, pa të drejtë vote, deputetët, ministrat, kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së, kryetarët e degëve të LDK-së, kryetarët e forumeve të LDK-së dhe të Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, cilët nuk janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm.

Në po të njejtën frymë propozohet teksti i ri edhe për nenin 29

Neni 29
29.1 Kryesinë e zgjedh Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
29.2 Kryetari i LDK-së i propozon Këshillit të Përgjithshëm listën prej jo më shumë 2/3 e anëtarëve të Kryesisë prej 22 anëtarëve që duhet të zgjedhen.
29.3 Kryetari i LDK-së, Kryetarja e Forumit të Gruas dhe Kryetari i Forumit të Rinisë
janë anëtarë të Kryesisë.
29.4 Zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë bëhet sipas dispozitave të përcaktuara me nenin
21 të këtij Statuti.
29.5 Në bazë të propozimit të Kryetarit të LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm, ngaradhët e anëtarëve të Kryesisë, zgjedh tre nënkryetarë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të LDK-së.
29.6 Këshilli i Përgjithshëm mund të zgjerojë listën e kandidatëve për Kryesinë e
LDK-së me propozime deri në 2/3 e përbërjes së saj prej 22 anëtarësh.
Vërejtje: Kryetari dhe kryesia e degës (nëndegës) zgjedhen me propozime sipas të njëjtit parim të propozimit sikur kryetari i LDK-së dhe kryesia e LDK-së.

Amandamenti 4
Në vend të nenit ekzistues 25 propozohet teksti i ri si vijon:

Kryetari i LDK-së

Neni 25
25.1 Kryetari i LDK-së zgjidhet në Kuvendin e LDK-së, me votim të fshehtë, nga lista prej së paku dy kandidatësh.
25.2 Kandidimi për kryetar bëhet pasi të kenë përfunduar zgjedhjet nëpër degë, por të paktën 15 ditë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së. Secila kandidaturë është e vlefshme nëse kandidati për kryetar ka mbështetjen me nënshkrime të së paku 100 delegatëve të zgjedhur për Kuvend ose ka siguruar përkrahjen me nënshkrimet e të paktën 1000 anëtarëve të LDK, të cilët kanë qenë pjesë e procesit të fundit zgjedhor në LDK dhe që vijnë nga të paktën pesë degë të LDK-së. Kandidatura mund të paraqitet edhe në kuvend, por ajo bëhen e vlefshme vetëm nëse merr mbështetjen e të paktën 100 delegatëve të pranishëm.
25.3 Në rast se Kuvendi konstaton se kandidatura/t nuk përmbushin kërkesat e statutit ose ka shkelje në procesin e kandidimit, atëherë Kuvendi vendos për përjashtimin nga procesi zgjedhor të kandidatit/ëve përkatës. Nëse Kuvendi konstaton se nuk ka më shumë se një kandidaturë të vlefshme për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, atëherë vendosë për përsëritjen e procesit zgjedhor për kryetar të LDK-së brenda 15 ditësh.
25.4 Kryetari i LDK-së nuk mund të zgjidhet më shumë se dy mandate të plota radhazi.
25.5 Kryetari i LDK-së njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së.

Amandamenti 5
Në vend të nenit ekzistues 27, propozohet tekst i ri si vijon:

Neni 27
27.1 Për punën e tij, Kryetari i përgjigjet Kuvendit të LDK-së. Me propozimin e 1/3
së anëtarëve të Kuvendit ose me propozim të Këshillit të Përgjithshëm, mund të ngrihet procedura e votëbesimit të Kryetarit. Votimin për besim mund ta ngrejë edhe vetë Kryetari.
27.2 Me votimin për shkarkim, në përputhje me nenin 21, pushon mandati i Kryetarit të
LDK-së.
27.3 Kryetari mund të japë dorëheqje para skadimit të mandatit.
27.4 Në rast se LDK i humb zgjedhjet nacionale, kryetari i LDK-së i nënshtrohet votëbesimit në Kuvend brenda 60 ditësh. Nëse LDK i humbë dy palë zgjedhje nacionale radhazi, kryetarit i pushon mandati në mënyrë automatike.
27.4 Në rast të paragrafit 2, 3 dhe 4 të nenit 27, duhet të thirret Kuvendi i LDK-së, në
afatin prej 60 ditësh.

Gjendja aktuale në Statutin i LDK-së
(Me të kuqe janë propozimet që Këshilli i Përgjithshëm i propozon Kuvendit të ndërrohen-plotësohen).

Neni 14
14.1 Largimi i anëtarit nga LDK-ja mund të bëhet në rast se:
– Abuzon me vlerat themelore dhe objektivat e LDK-së;
– Kryen veprime të cilat e sjellin LDK-në në situatë të palakmueshme apo
diskredituese;
– Vepron kundër kandidatëve të LDK-së në zgjedhjet parlamentare, lokale apo
në nivele të tjera;
– I përkrah subjektet e tjera politike dhe kandidatët e tyre në zgjedhje.
14.2 Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forume të LDKsë,
nëse ata publikisht i refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve
anëtarë të të cilëve janë.
14.3 Vendimin për shqiptimin e masave disiplinore e merr Komisioni Disiplinor.
14.4 Inicimin për shqiptimin e masës disiplinore e bëjnë: Kryesia e LDK-së dhe Kryesitë e Degëve.
14.5 Anëtari i LDK-së ka të drejtë ankese ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor në shkallën e dytë në Këshillin e Përgjithshëm.
14.6 Vendimi i Këshillit të Përgjithshëm është përfundimtar.
14.7 Procedurat për marrjen e vendimeve nga Komisioni Disiplinor dhe Këshilli i
Përgjithshëm për shqiptimin e masave disiplinore apo largimin nga LDK-ja, përcaktohen me rregullore të veçantë, të cilën e miraton Këshilli i Përgjithshëm me propozimin e Komisionit Statutar

Neni 23
23.1 Këshillin e Përgjithshëm e përbëjnë 99 anëtarë.
23.2 Në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së zgjidhen 98 anëtarë të Këshillit të
Përgjithshëm.
23.3 Kryetari i zgjedhur nga Kuvendi i LDK-së është anëtar dhe Kryetar i Këshillit të
Përgjithshëm.
23.4 Komisioni Kandidues i LDK-së, në konsultim me Kryetarin, e bën propozimin e
listës iniciale për përbërjen e Këshillit të Përgjithshëm prej 98 kandidatëve.
23.5 Lista e iniciuar nga Komisioni Kandidues, në konsultim me Kryetarin e LDK-së,
mund të plotësohet edhe me kandidatë të tjerë nga ana e Kuvendit, por jo më shumë se
1/3 e numrit të përgjithshëm.
23.6 Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm mund të rizgjidhen.
23.7 Në punën e Këshillit të përgjithshëm marrin pjesë, pa të drejtë vote, deputetët,
ministrat, kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së, kryetarët e degëve të LDK-së,
kryetarët e forumeve të LDK-së dhe të Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, , cilët nuk
janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm.

Është:
Kryetari i LDK-së
Neni 25

25.1 Kryetari i LDK-së zgjedhet  në Kuvendin e LDK-së, me votim të fshehtë, me më
shumë kandidatë.
25.2 Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm.
25.3 Në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, Kuvendi vendos për mënyren e zgjedhjes dhe votimit për Kryetar.(shtohet)
25.4 Kryetari i LDK-së, njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të
Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së.

Neni 27
27.1 Për punën e tij, Kryetari i përgjigjet Kuvendit të LDK-së. Me propozimin e 1/3
së anëtarëve të Kuvendit, mund të ngrihet çështja e votëbesimit të Kryetarit. Votimin
për besim mund ta ngrejë edhe vetë Kryetari.
27.2 Me votim për shkarkim, në përputhje me nenin 21, pushon mandati i Kryetarit të
LDK-së.
27.3 Kryetari mund të japë dorëheqje para skadimit të mandatit.
27.4 Në rast të paragrafit 2 dhe 3 të nenit 27, duhet të thirret Kuvendi i LDK-së, në
afatin prej 60 ditësh,

Neni 29
29.1 Kryesinë e zgjedh Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
29.2 Kryetari i LDK-së i propozon Këshillit të Përgjithshëm listën prej 24 anëtarëve të Kryesisë.
29.3 Kryetari i LDK-së, Kryetarja e Forumit të Gruas dhe Kryetari i Forumit të Rinisë
janë anëtarë të Kryesisë.
29.4 Zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë bëhet sipas dispozitave të përcaktuara me nenin
21 të këtij Statuti.
29.5 Në bazë të propozimit të Kryetarit të LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm, nga
radhët e anëtarëve të Kryesisë, zgjedh tre nënkryetarë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të LDK-së.
29.6 Këshilli i Përgjithshëm mund të zgjerojë listën e kandidatëve për Kryesinë e
LDK-së me propozime deri në 1/3 e përbërjes së saj.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here